5 familjet humbën banesat në Has e
Tropojë,ndërhyjnë Emergjencat Civile 

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Drejtoria e Rezervave të Shtetit shpërndarë setin e ndihmave për 5 familje në Has dhe Bajram Curri, të cilat për shkak të fatkeqësive natyrore kanë humbur banesat.

Në fshatin Vranisht, të Hasit, Emergjencat Civile dorëzuan ndihmat tek familja e Rexh Fejzollit, banesa e të cilit është dëmtuar si pasojë e tërmetit, rreshjeve të dëborës dhe shirave. I pranishëm në dorëzimin e ndihmave dhe ngritjen e çadrave të përkohshme për banim, ishte Drejtori i Përgjithshëm  i Emergjencave Civile Shemsi Prençi.

Gëzim Fejzolli, banor i fshatit Vranisht tha se, shtëpia është shembur për shkak të tërmetit dhe siç e shikoni dhe vetë nuk banohet më dhe ne jetojmë tek të afërmit tonë.

Drejtori i i Emergjencave Civile i ka kërkuar pushtetit vendor të jetë sa më bashkëpunues për tu ardhur në ndihmë familjeve që janë në vështirësi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione