5 këshilla dhe truke që duhet të dini nëse i doni buzët e kuqe

5 këshilla dhe truke që duhet të dini nëse i doni buzët e kuqe

Foto ilustruese

Nëse ka një nuancë buzëkuqi që pothuajse në mënyrë magjike arrin të na rrisë menjëherë besimin dhe të ndriçojë fytyrën tonë, ajo është pa dyshim e kuqja. Të errët, të hapur, mat apo me shkëlqim, buzët e kuqe janë gjithnjë në modë. Megjithatë, shumë gra e shmangin atë sepse mendojnë se kërkon aftësi të veçanta grimi për t'u dukur perfekte gjatë gjithë ditës. Ne ju sjellim 5 këshilla dhe truke që duhet të dini nëse i doni buzët e kuqe.

Si të gjejmë nuancën perfekte?

Përgjigja qëndron në tonin e lëkurës. Femrat me tone të ngrohta kënaqen nga buzëkuqët e kuq me bazë portokalli, ndërsa femrat me tone të ftohta u përshtaten atyre me nuanca blu.

Baza e duhur

Përpara aplikimit të buzëkuqit sigurohemi që buzët të jenë të hidratuara thellë, veçanërisht nëse zgjedhim një përbërje mat. Një produkt eksfolues do të heqë çdo kutikulë dhe një balsam do të sigurojë ushqimin dhe hidratimin e buzëve.

Përbërja e duhur

Një buzëkuq me shkëlqim është i ndaluar në ditët me erë të fortë për të shmangur fijet e flokëve që të ngecin në buzë, ndërsa nëse kemi buzë të thata është më mirë të mos përdorim formulat e qëndrueshme, mat që do të përkeqësojnë problemin.

Aplikim perfekt

Truku më i përhapur për t’i dhënë konturit të buzëve një formë perfekte është që të lidhni buzëkuqin me një laps në të njëjtën nuance. Përndryshe, një furçë e imët siguron që buzëkuqi të aplikohet saktësisht në kontur. Nëse ngjyra bie, një korrektor do të rregullojë gjithçka.

Qëndrueshmëria e ngjyrës

Pjesa e brendshme e buzëve është pjesa më delicate ku buzëkuqi zhduket lehtësisht. Për mbulim shtesë dhe kohëzgjatje më të gjatë, vendosim një shtresë të dytë buzëkuqi vetëm aty.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë