TIRANE - Pas 5 vitesh Kryetari i PS-së Edi Rama dhe kreu i LSI-së Ilir Meta kanë marrë pjesë bashkë në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve sot në ditën e 5 Majit.
"Ky 5 Maj është i rëndësishëm pasi jemi të gjithë bashkë si Socialistë,” - tha kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në një takim të përbashkët pas 5 vitesh me përfaqësues të LSI-së në Ditën e Dëshmorëve duke e quajtur bashkimin e të majtëve si një alternative pozitive për të ardhmen. Rama tha se e shkuara ka dhënë mësimet e nevojshme, për të arritur rezultatin e dëshiruar në zgjedhjet e 23 Qershorit.
“Ky 5 maj është i rëndësishëm pasi jemi të gjithë socialistët bashkë. Jemi të gjithë përfaqësuesit e popullit shqiptar, që në shumicë dërmuese kërkon kthimin e të drejtës për të qeverisur popullin shqiptar. Këtu në këtë 5 maj, ne jemi krenarë që kapërcyem mbi të shkuarën që na ndante, dhe u bashkuam për të shkuarën që na bashkon. Ne sot jemi shumë të vetëdijshëm për faktin se e shkuara është një thesar i madh me të gjitha burimet e frymëzimit për të ardhmen, por edhe një thesar i madh për të nxjerrë mësimet e duhura.”, tha Rama.
RAMA: TE TREGOJME VULLNETIN E SHQIPTAREVE ME VOTE PLEBISHITARE
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vënë sërisht theksin në rëndësinë e zgjedhjes që qytetarët duhet të bëjnë në zgjedhjet e 23 Qershor. Sipas Ramës, qytetarët kanë tashmë një alternative që I mundëson atyre daljen nga kriza, vështirësitë, ekonomike dhe papunësia. “Ne jemi përkrah qytetarëve, si njerëz që nuk janë të pagabueshëm, por edhe si njerëz që janë të gatshëm për t’i dhënë atyre alternativën e drejtë, duke i dhënë fund rrënimit dhe papunësisë, dhe duke i dhënë fund të grup njerëzish që e kanë bërë të pamundur të mbijetosh. Me votë plebishitare në 23 Qershor, do të tregojmë vullnetin e shqiptarëve.”, theksoi kreu Socialist.
META: TE VOTOJME TRE LIGJET ME KOMPROMIS
Në Ditën e Dëshmorëve, kreu i Partisë Levizja Socialiste për Integrimin ka vënë theksin në rëndësinë e votimit të 3 ligjeve me kompromis, në mënyrë që vendi të hyjë sa më shpejt të Bashkimin e Europian. Sipas Ilir Metës, përkujtimi dhe lartësimi i veprës së dëshmnorëve të luftës, kërkon edhe një përkushtim më të madh për të çuar përpara zhvillimin e vendit.
“5 Maji nevojitet për të lartësuar më tej kujtimin dhe veprën e dëshmorëve të luftës. Ndërsa tani të miratojmë sa më shpejt 3 ligjet, në mënyrë që vendi të hyjë sa më shpejt në BE dhe shpresojmë që kryetari i PD-së të japë kontributin e tij në këtë drejtim”, tha Meta.
GJINUSHI: PAS ZGJEDHJEVE BERISHA DO KERKOJE SHTETESINE SERBE PER STREHIM POLITIK
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, në Ditën e Dëshmorëve vuri theksin në rëndësinë e vlerave dhe veprës së dëshmorëve, duke u shprehur se “karakteri I Luftës së Dytë Botërore nuk përcaktohet nga historianët e Sali Berishës, por nga historianët botërorë”. Sipas Gjinushit, deformimi i historisë është një lëvizje e gabuar, në dëm të popullit shqiptar.
Ndërkaq, duke përmendur rëndësinë e vlerësimit dhe përkujtimit të figurave historike të vendit, Gjinushi tha se “nuk mund të jesh patriot dhe të vlerësosh pavarësinë e Shqipërisë dhe të vendosësh Ismail Qemalin në një lulishte që duket sikur përgjon kryetarët e Kuvendit”.
Duke përmendur kërkesën e bërë së fundmi nga Pandeli Majko, për të marrë shtetësisë kosovare, Gjinushi tha se edhe “Saliu do kërkojë shtetësinë e Serbisë, pasi do t’i duhet për strehimin politik pas zgjedhjeve të 23 Qershorit”.
Redaksia Online
(ad.ti/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com