5 maji, Meta-Rama: Shqipëria u 
rreshtua në anën e duhur të historisë

5 maji, Meta-Rama: Shqipëria u <br />rreshtua në anën e duhur të historisë
TIRANË - Tashmë e kthyer në traditë të përvitshme, mazhoranca dhe opozita përkujtuan edhe këtë 5 maj të ndarë në ceremoni të veçanta dëshmorët e rënë për lirinë e vendit.  
 
Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj, ministra e deputetë të mazhorancës vendosën kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet dhe mbajtën 1 minutë heshtje në nder të sakrificës së tyre.
 
Kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë të rënët e luftës, duke theksuar se ndihet krenarë që qeveria nuk ngeli “symbyllur përpara problemeve të trashëguara, po shënojmë kthesën e Shqipërisë në drejtimin e duhur”
 
“Dita e Dëshmorëve të atdheut përbën një ditë të veçantë. Qemal Stafa mbetet figura e një gjenerate që iu kundërvu një hordhie shkatërruese, që u lëshua në Shqipërinë e vogël me gjithë egërsinë e tij, por që ndeshi gjithë forcën e rezistencës dhe atdhedashurisë. 5 Maji i sotëm përkon me 70-vjetorin e fitores mbi fashizmin. Shqipëria u rreshtua në anën e duhur të historisë, të cilën e shkruan mijëra vajza e djem shqiptarë, që kishin vetëm një armë përballë armiqve që kishin ardhur me armët më moderne të atëhershme”, tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos