5 maji, Veliaj: Keqardhje që
as sot politika nuk u bë bashkë

5 maji, Veliaj: Keqardhje që<br />as sot politika nuk u bë bashkë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vlerësoi sakrificat e dëshmorëve të atdheut të cilët dhanë jetën për lirinë dhe zhvillimin e vendit.

Nga ambientet e Muzeut Kombëtar ku u mbajt një simpozium me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, kryebashkiaku Veliaj theksoi se një shoqëri që nuk ka mundur të reflektojë mbi të kaluarën, e ka të vështirë të ëndërrojë ato që vijnë pas. 

 “Unë ndihem mirë për faktin se pjesa e shëndoshë e shoqërisë merr kohë në ditët e sotme sepse besoj se një shoqëri që nuk ka mundur të reflektojë mbi çka ka kaluar, e ka shumë të vështirë të ëndërrojë gjëra të mëdha për atë që vjen. Ne nuk mund të jemi një shtëpi pa inventar dhe një qytet që nuk kujdeset për varrezat e dëshmorëve, lapidarët, për vendet e shënuara ku kanë ndodhur ngjarje të qenësishme. Një shtëpi pa inventar, që nuk mban mend nga ka ardhur, sigurisht nuk e gjen dot ku do shkojë”, tha ai.

 Kreu i Bashkisë shprehu keqardhjen që edhe këtë 5 maj, vetëm një pjesë e politikës e nderoi këtë datë të shënuar.

“Sigurisht, unë nuk e fsheh dot edhe gëzimin, por edhe mërzinë, që prapë në një ditë si 5 Maji, ne ishim sërish të përçarë si shqiptarë. Vetëm një pjesë e politikës e nderoi 5 Majin dhe u përkul me respekt. Të mendosh që, a thua se Qemal Stafa kishte faj në vitin ’42, për të gjithë çudirat që mund të kenë ndodhur në Shqipëri 50, 60 apo 70 vite më pas!”, tha ai.

 Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj foli dhe për sfidat e brezit të ri, duke apeluar për më shumë bashkëpunim dhe idealizëm.

“Sfidën më të madhe nuk e ka brezi i veteranëve, të familjeve të dëshmorëve se ata e kanë kuptuar këtë sfidë dhe sfidat e kanë treguar duke pranuar një sakrificë nga familjet. Unë besoj se brezi i të rinjve sot në Shqipëri e ka këtë sfidë dhe kur shoh me sa gjëra të kota merren, sa shumë flasin  e sa pak bëjnë, sa shumë zihemi e sa pak duhemi, sa shumë shajmë e sa pak bashkëpunojmë, unë besoj se ky është ndoshta apeli më i madh i gjeneratës sime dhe atyre 22 vjeçarëve që ende janë në kërkim të asaj doze ose minimum doze idealizmi, si ajo që kishte Qemal Stafa apo i gjithë brezi i atyre që luftuan”, u shpreh Veliaj.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja