5 milionë € për familjet në nevojë, Kurti: Duam që dimrin ta kalojnë sa më lehtë

5 milionë € për familjet në nevojë, Kurti: Duam që dimrin ta kalojnë sa më lehtë

Albin Kurti

Ministria e Financave ka prezantuar masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.

Subvencionimi do të bëhet përmes llogarive bankare të familjeve përfituese. Janë 21 mijë familje me 81 mijë anëtarë përfitues. Shuma totale e subvencionimit është pesë milionë euro, derisa masa është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Albin Kurti tha se po mbështesin familjet me asistencë sociale për blerjen e lëndëve djegëse. Ai përmendi të arriturat e kësaj Qeverie sa i përket mirëqenies së qytetarëve.

“Shumë sfida i kemi kaluar dhe i kemi shndërruar në arritje. Varësisht nga rrethana mund të ndryshoj rrethana po asnjëherë cakun. Përkrahëm me 1.4 milion euro katër kuzhina popullore 36 mijë pako ushqimore. Qysh në vitin e parë të Qeverisë tonë e formuar kujdesimin e nënave e  lehonave. Aktualisht jemi në proces të sipër të subvencionimit të energjisë elektrike. Me 5 milionë euro mundësohet subvencionimi i lëndës djegëse për ngrohje në mënyrë që dimri të kalohet sa më lehtë. Sot jemi bashkë për ta prezantuar edhe një masë e cila në qendër ka grupe të cenueshme të shoqërisë ata që kanë nevojë më së shumti për dorën e shtetit. 5 milionë euro kemi nda, ku qeveria do të mundësojë masën për blerjen e lëndëve djegëse për familjet me asistencë sociale. Jemi dhe do të mbetemi qeveri që udhëheq e mbështet dhe nuk lë askënd mbrapa”, tha Kurti.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha se në kuadër të kësaj mase për një familje katër anëtarësh do të jepen 120 euro dhe 30 euro për çdo anëtarë të familjes.

Përfitues të kësaj mase, siç tha Murati, do të jenë familjet me asistencë sociale.

“Masa më e fundit është kjo për familjet me asistencë sociale ku do të përftojnë për mbështetje shtesë për blerjen e lëndës djegëse, për stinën e dimrit. Pakoja energjetike emergjente është mbështetur nga Bashkimi Evropian. Janë 5 milionë euro të alokuara për këtë masë. Qendrat për punë sociale i kanë familjet me asistencë sociale. Për një familje katër anëtarësh janë 120 euro dhe 30 euro për çdo anëtar të familjes, që i bien gjithsej 240 euro për një familje katër anëtarësh. Ai po ashtu tha se janë në proces të verifikimit të familjeve, ku janë diku 21 mijë familje”, tha Murati.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni