Gjendja e vështirë që po kalon ekonomia e vendit ka diktuar nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë me FMN. Rritja e lartë të shpenzimeve publike, sidomos në pjesën e parë të vitit, çoi në rritjen e borxhit publik.
Gjatë 5-mujorit, referuar të dhënave të ministrisë së Financave, huamarrja e brendshme arriti në 22.9 miliardë lekë, nga 19.7 miliardë lekë që ishte planifikuar, ndërsa huamarrja jashtë arriti në 6.5 miliardë lekë, nga 5.6 miliardë lekë që ishte planifikuar.
Dy ditë më parë guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, deklaroi se, në fillim të korrikut pritet të vijë në Tiranë një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që do të vlerësojë ecurinë ekonomike të deritanishme të vendit dhe masat që duhen marrë.
/Shqiptarja.com