5 ‘njolla të zeza’! 2022-shi, 10 të vdekur në aksidente rrugore në Korçë! Ekspertët: Shkak, kryqëzimet

KORÇË- Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Qarkun e Korçës vijon të jetë shqetësues numri i lartë i vdekjeve rrugore të ardhura si pasojë e aksidenteve automobilistike .

Përgjatë këtij viti në ketë qark  janë shënuar mbi 500 aksidente, apo incidente rrugore ndërsa 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e tyre.

Ndër shkaqet kryesore Ekspertet kane përcaktuar edhe kryqëzimet që lidhin zonat e banuara ku mungon edhe sinjalistika të cilësuar si njolla të zeza. Për ekspertin Neritan Çuni me problematiku mbetet aksi që lidh Pogradecin me Korçën i njohur si aksi lidhës i Juglindjes

Sipas DVP Korçë, pikat me risk të lartë janë; aksi rrugor Korçë-Pogradec, “Kryqëzimi i Libonikut”; “Kryqëzimi i Leshnicës”; “Kryqëzimi i Pirgut”, dhe në aksin rrugor Korçë-Devoll rrezikshmëri paraqet segmenti Pojan-Plasë Banorët që jetojnë pranë këtyre zonave kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet që në këto pika të shtohen sinjalistikat dhe ndriçimi.

Të aksidentuarit janë kryesisht te rinj të cilët në disa raste  kanë qenë edhe nën efektin e alkoolit. Një vit më parë në këtë qark kanë humbur jetën ne aksidente  8 persona, dy me pak se këtë vit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion