5 prioritetet, BE: Shqipëria ka
bërë përparim të qëndrueshëm
Bashkimi europian vlerëson “përparimin e qëndrueshëm të bërë nga Shqipëria në trajtimin e 5 përparësive kyce për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit", ndërsa vë theksin te reforma në Drejtësi e çmon “angazhimin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe përputhshmërinë e saj me politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së”. Këto elementë vihen në dukje në dokumentin e siguruar nga Zëri i Amerikës, lidhur me përfundimet që pritet të miratohen sot nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare.
Bashkimi europian vlerëson “përparimin e qëndrueshëm të bërë nga Shqipëria në trajtimin e 5 përparësive kyce për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit", ndërsa vë theksin te reforma në Drejtësi e çmon “angazhimin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe përputhshmërinë e saj me politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së”. Këto elementë vihen në dukje në dokumentin e siguruar nga Zëri i Amerikës, lidhur me përfundimet që pritet të miratohen sot nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare. Edhe një herë, Bashkimi europian “nënvizon se dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për reformat që lidhen me Bashkimin europian do të jetë jetik për përparimin e mëtejshme drejt BE-së”.
Lidhur me 5 përparësitë kyce Këshilli vlerëson “në vecanti, reformën në administratën publike dhe përgatitjen e një reforme të plotë të sistemit gjyqësor”, duke inkurajuar Shqipërinë “të vazhdojë përpjekjet e saj”. Në raportin e Progresit të paraqitur muajin e kaluar nga Komisioni europian, përcaktoheshin qartë detyrat e mbetura për plotësimin e të gjithë prioriteteve të identifikuara si kusht për hapjen e bisedimeve. Megjithatë ky hap do të kërkojë kohën e vet, pasi më parë, Komisioni do të duhet që fillimisht t’i rekomandojë vendeve anëtare hapjen e bisedimeve. Këshilli duket se lë hapur mundësinë, sic ka ndodhur dhe në të kaluarën, që nëse këto përparësi përmbushen, t’i drejtohet menjëherë vendeve anëtare. “Komisioni ftohet të raportojë, përvec Raportit të Progresit për vitin 2016, në mënyrë gjithë përfshirëse dhe të detajuar, mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e 5 përparësive kyce”, theksohet në përfundimet e Këshillit, ku nënvizohet gjithashtu se “duhet të garantohet dhe zbatimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i 5 përparësive”.
“Këshilli vëren do të nevojiten përpjekje të mëtejshme për këto 5 përparësi – shkruhet mes përfundimeve - në vecanti, miratimi i paketës së reformës gjyqësore si dhe përparim i mëtejshëm në krijimin e një bazë solide provash për hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime në të gjitha nivelet, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë trafikun e armëve dhe të drogës”. Duke u ndalur vecanërisht te reforma në Drejtësi, Këshilli nënvizon se ajo “ është kyce për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe se kjo reformë, mund të jetë transformuese dhe për reformat e tjera”.
Lidhur me procesin e dekriminalizimit, për të cilin palët në Shqipëri kanë ranë tanimë dakort, “Këshilli pret miratimin dhe zbatimin e legjislacionit për përjashtimin e personave me aktivitet kriminal nga funksionet publike, gjë e cila do të forcojë besimin e qytetarëve ndaj përfaqësuesve të tyre politik dhe institucioneve publike”.
Në përfundimet mbi Shqipërinë përmendet dhe nevoja për “një legjislacion efikas dhe masa për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat antidiskriminuese”, ndërsa lidhur me ekonominë theksohet se “Shqipëria duhet të vazhdojë reformat e saj ekonomike që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë të trajtojë informalitetin e lartë në ekonomi e të përmirësojë klimën e biznesit dhe të investimeve, ku nevojiten përpjekje të mëtejshme”.
*Marre nga Zeri i Amerikes
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10552
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stafi i Harris: Trump po përgatitet ta shpallë herët fitoren, pa dalë rezultati, por nuk do mbetet pa përgjigje!
6 Nëntor, 00:16
-
Sondazhi i ‘Edison Research’: Tre të katërtat e votuesve thonë se demokracia është nën kërcënim! Ja temat që shqetësojnë mbështetësit e Harris dhe Trump
6 Nëntor, 00:01
-
Pas ankesës së Trump, policia e Filadelfias: Nuk ka probleme në votime
5 Nëntor, 23:42
-
ZV/Presidentja Harris nuk i ndal telefonatat, numër i madh i grave në votime! Burime për mediat: Numra mbresëlënës, Kamala ka përgatitur fjalimin!
5 Nëntor, 23:41
-
Zgjedhjet në SHBA/ Exit poll i CNN, 43% e votuesve të pakënaqur me vendin, 29% të zemëruar
5 Nëntor, 23:36
-
Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Po behen hile në Pensilvani dhe Filadelfia
5 Nëntor, 23:28
-
CNN: Ndihmësit e Trump shprehen se po përgatitet të flasë që sonte, i zemëruar pse fituesi nuk shpallet herët
5 Nëntor, 23:23
-
Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump
5 Nëntor, 23:15
-
Champions League/ Milan fut në krizë Realin, e mposht 1-3 në ‘Bernabeu’! Sporting turpëron me katër gola Cityn, Zhegrova ndal Juven! Liverpool është ‘ok’
5 Nëntor, 22:59
-
Zgjedhjet në SHBA, voton manjati i teknologjisë, Elon Musk
5 Nëntor, 22:57
-
Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Si ka ndryshuar rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju
5 Nëntor, 22:55
-
Trump u ndalon gazetarëve hyrjen në festën që ka organizuar në Florida
5 Nëntor, 22:43