5 prioritetet për integrimin, Gjosha:
Po hartojmë dokument strategjik
Këshilli Kombëtarë i integrimit në mbledhjen e kësaj të mërkure po diskuton 5 prioritetet kyc për integrimin e Shqipërisë në BE dhe hapjen e negociatave.Minsitrja Gjosha pohoi me kërkesën e kryetares Bregu se qeveria po harton një dokument strategjik para hapjes së negociatave.
Këshilli Kombëtarë i integrimit në mbledhjen e kësaj të mërkure po diskuton 5 prioritetet kyc për integrimin e Shqipërisë në BE dhe hapjen e negociatave..Këshilli nisi me fjalën e zonjës Bregu e cila kërkoi nga minstrja Gjosha e pranishme në takim, nëse qeveria zotëron një dokument bazë strategjik për procesin e integrimit
Ministrja tha se të gjitha hapat po bëhen në momentin e duhur, duke theksuar se çdo gjë ka qënë e hapur lidhur me këtë proces, ndërkohë që tha ajo po punohet për dokumentin strategjik.
"Si gjithmonë këtë takim e nisim me kritika. Në fakt disa prej tyre edhe të pabaza. Qeveria shqiptare dhe ministria e integrimit ka qenë e hapur për përmbushjen e prioriteteve. Të gjitha dokumentat janë ndarë me ju. Plani kombëtar i Integrimit Europian edhe nëse nuk është ndarë me ju, do tju shpërndahet brenda pak ditës sepse ka një javë që është miratuar në qeveri. Ai ka qenë një dokument i diskutuar edhe pranë Shoqërisë Civile për të marrë edhe mendimet e tyre.
Përsa i përket dokumentit strategjik, është një punë që ka nisur me ministrinë e Integrimit do të ndahet edhe me Këshillin Kombëtar të Integrimit, nuk do të këtë miratim pa u ndarë edhe me Këshillin Kombëtar. Nuk është e maturuar nëse ky dokument do të bëhej publik në këto momente.Gjosha renditi si dy pikat kyç në këtë proces reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.
Dy pika janë janë të rëndësishme deri në hapjen e negociatave. Është Reforma në Drejtësi për të cilën ne kemi diskutuar kaq shumë. Mund të bëjmë cdo gjë në mënyrë teknike, por më e rëndësishmja është dialogu. Maturia e politikës shqiptare duhet të jetë edhe më e madhe seç kemi treguar deri më sot. Pjesa e dytë është reforma zgjedhore. "- tha Gjosha
Në fillim të këtij muaji, Gjosha priti në një takim Sekretaren e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim të Suedisë, Ulrika Modeer. Në këtë takim u diskutua për ecurinë e reformave dhe 5 prioritet që Shqipërisë i janë dhënë për t’u plotësuar nga Komisioni Europian. Ministrja e Integrimit uroi që reforma më e rëndësishme, ajo e drejtësisë, të miratohet sa më shpejt në Parlament, në mënyrë që vendit tonë t’i hapet rruga e çeljes së negociatave me BE-në.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.8%
-
Keq
62.5%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 592
Lajme të tjera
-
Tentoi te vriste një 46-vjeçar në Shirokë në 2020, gjykata e Apelit, i ul 2 vite burg Brisel Kurtmetajt
26 Prill, 14:37
-
Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza
26 Prill, 14:30
-
Moskë, arrestohet gazetari i 'Forbes Russia', shpërndau lajmin e masakrës në Buça
26 Prill, 14:22
-
Bardhi për Ramën: Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Po i fshihet Kuvendit
26 Prill, 14:16
-
Kremlini: Nuk kërcënojmë Europën, por duhet të biem dakord se si do të jetojmë
26 Prill, 14:13
-
I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra
26 Prill, 13:53
-
Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)
26 Prill, 13:45
-
Rrëfimi pas në kohë i Milaim Zekës! - Sonte, ora 21:00 me Esencë në Report Tv
26 Prill, 13:44
-
Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)
26 Prill, 13:34
-
Zyrtare/ FIFA 'hap derën' për milionat e Arabisë Saudite
26 Prill, 13:33
-
Ligji në kushtetuese, profesionistët e lirë kundër tatimit: Ka fuqi prapavepruese, do shtojë evazionin dhe bizneset po mbyllen! Opozita: Goditet shtresa e mesme
26 Prill, 13:31
-
Rithemelimi e PL hodhën molotovë, ekspertët mbledhin prova para bashkisë së Tiranës
26 Prill, 13:27