Duke u ndalur tek kompania CEZ Shpërndarje, Bode theksoi se kjo kompani ka dështuar në Shqipëri dhe ka konfirmuar se është njoftuar zyrtarisht për një largim të mundshëm të saj.
“Po po e kanë deklaruar ata. Kanë deklaruar se Shqipëria mbetet jashtë objektivave të tyre strategjikë. Kemi një ngjarje që lidhet me CEZ dhe një tjetër që është kriza arabe e sidomos e partnerëve tanë ekonomikë. Kriza ka ndikuar në gjithë rajonin i ka implikuar në një recension publik, ku pjesa më e madhe e vendeve janë në recension ekonomik edhe në 2012. Kemi këto dy ngjarje të padëshiruara që duhet t’i zgjidhim. T`i zgjidhësh të dyja njëherësh dhe të ruash tabutë e 60 % dhe të zhysim ekonominë në një vështirësi shtesë kjo nuk do të ishte një meritë”, u shpreh Bode.
Më tej Bode foli për buxhetin e vitit 2012 duke thënë se vonesat janë kushtëzuar nga nevoja për të marrë një vendim specifik dhe të ardhurat e privatizimit të “Albpetrol” nuk do të futen në buxhet. Ministri i Financave ka siguruar se ekonomia shqiptare nuk do të kalojë në kolaps dhe do të ruhet niveli i borxhit prej 60 %.
"Nuk ndodh asnjëherë që ekonomia shqiptare të kalojë në një kolaps. Ka pas dhe ditë më të vështira në 78 % të borxhit por dhe 53 % në 2007. Mbajtja e disa objektivave është jashtëzakonisht i rëndësishëm për stabilitetin e ekonomisë në vend. Ne jemi një ekonomi e vogël, një ekonomi që ka performuar në mënyrë pozitive. Ne kemi vendosur që borxhi publik të jetë jo më shumë se 60 % këtë e kemi vendosur në 2008. E vendosëm këtë objektivë që të na shërbejë për të garantuar rritje ekonomike afatmesëm për vendin. Ne bëmë që të kemi një rritje tepër modeste të ekonomisë për 4 vitet e fundit 3.4 % të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Ne jemi një vend që kemi pasur borxh publik të lartë", tha Bode.

INTERVISTA
Cilat janë arsyet e vonesës së buxhetit?
Zhvillimet ekonomike të vitit 2012 nuk ishin ato të dëshiruarat. Kjo për shkak se ekonomia italiane dhe ajo greke mbeten në një situatë kritike. Kjo gjë na bën të jemi të vëmendshëm. Debate lind në 2012 ku sistemi bankar monetar për të investuar. Arsyeja tjetër është se kemi përballë një proces privatizimesh. Në këtë axhendë privatizimesh nuk është marrë në konsideratë në këtë buxhet.
Bëhet fjalë për privatizimin e “Albpetrolit”, të ardhurat e tij janë parashikuar apo do të parashikohen në buxhet?
Jo këto të ardhura nuk janë parashikuar dhe nuk do të parashikohen. Ne marrim në konsideratë elementë të veçantë të këtij privatizimi të mundshëm. Nuk mund të them që zhvillimet financiare janë të varura nga procesi i mundësisë së një privatizimi. Nuk do të jenë të sigurta dhe ne do të vijomë me skenarë të ndërmjetëm që kemi përgatitur për ta propozuar në mënyrë të tillë që dhe viti 2013 ekonomia të vijojë në terma pozitivë.
Ai buxhet që ju do çoni në Parlament do jetë një buxhet më i lartë se ai i vitit 2012?
Po do të jetë më i lartë. Gjithë debati është se çfarë përfaqëson për të ardhurat. Jo me të ardhura të programuara pasive, pasi dhe një vit elektoral gjithçka mund të bëjë vaki pasi dhe shpërqendrimi i administratës element tjetër në ekonomi, mund të japin ndikimin e tyre. Do të jetë një buxhet që do të ketë një defiçit që nuk shkon dhe në të njëjtin nivel me borxhin publik 60 %.
A mendoni se nëse kalohet limiti 60 % a mund të ndodhë që ekonomia shqiptare të kalojë në një kolaps?
Jo kjo nuk ndodh asnjëherë që ekonomia shqiptare të kalojë në një kolaps. Ka pas dhe ditë më të vështira në 78 % të borxhit por dhe 53 % në 2007. Mbajtja e disa objektivave është jashtëzakonisht i rëndësishëm për stabilitetin e ekonomisë në vend. Ne jemi një ekonomi e vogël, një ekonomi që ka performuar në mënyrë pozitive. Ne kemi vendosur që borxhi publik të jetë jo më shumë se 60 % këtë e kemi vendosur në 2008. E vendosëm këtë objektivë që të na shërbejë për të garantuar rritje ekonomike afatmesëm për vendin. Ne bëmë që të kemi një rritje tepër modeste të ekonomisë për 4 vitet e fundit 3.4 % të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto. Ne jemi një vend që kemi pasur borxh publik të lartë.
Nëse kalon 60 % sa do shkojë?
Objekti për të mbajtur 60 % është i palëvizur. Të gjitha garancitë që lidhen me situatën e sistemin energjetik nuk duhet të jenë pjesë e skenarit ekonomik. Nëse ne bashkojmë dy ngjarje ekzogjene te ekonomisë sonë por me pasoja zhvillimi në ekonominë dhe një kompani e cila siç duket ka vendosur që të largohet nga vendi ynë, implikon kosto.
Keni sinjale që do largohet CEZ?
Po po e kanë deklaruar ata. Kanë deklaruar se Shqipëria mbetet jashtë objektivave të tyre strategjikë. Kemi një ngjarje që lidhet me CEZ dhe një tjetër që është kriza arabe e sidomos e partnerëve tanë ekonomikë. Kriza ka ndikuar në gjithë rajonin i ka implikuar në një recension publik, ku pjesa më e madhe e vendeve janë në recension ekonomik edhe në 2012. Kemi këto dy ngjarje të padëshiruara që duhet t’i zgjidhim. T`i zgjidhësh të dyja njëherësh dhe të ruash tabutë e 60 % dhe të zhysim ekonominë në një vështirësi shtesë kjo nuk do të ishte një meritë.
Ju e konsideroni tabu, mendoni se është vështirë për ekonominë?
Ne me këtë krizë kemi dëshmuar stabilitet. Borxhi publik është rritur në mënyrë tepër modeste.
Sa realizohen të ardhurat për 2013 nga tatimet dhe doganat?
Në nivelin më të lartë se 2013. Diku 3 ose 4 % më shumë.
Duke shkurtuar shpenzimet nëse nuk realizohen të ardhurat, cilat shpenzime?
Një pjesë e shpenzimeve janë bllokuar, ndërkohe që jemi duke rishikuar buxhetin e 2012 për ta çuar në parlament paralelisht me atë të vitit të ardhshëm.
Sa ka shkuar detyrimi që ka thesari ndaj kompanive të ndërtimit dhe gjithë nënkontraktorëve të tjerë?
Këto janë detyrime që pretendohen qe vijnë për shkak të bërjes së më shumë vëllimeve në investimet publike. Nuk ka asnjë arsye që të kemi fatura të papaguara. Ne i kemi të njohura se kush është vëllimi i shpenzimeve brenda një viti.
Ju thoni se sipërmarrësit kanë kryer më shumë volum pune? Specialistët thonë se ka shkuar te 200 milion euro, është e vërtetë, e konfirmoni?
Jo nuk mund të them aq.
Si do ta zgjidhin konfliktin me pushtetin vendor pasi ju keni bllokuar fondet?
Pushteti vendor duhet të kuptohet që është një pushtet funksional. Nuk është për të fituar dhe shpërdoruar paratë që jepen nga qeveria, por për të ofruar shërbime. Ajo që është funksionale për këtë qeverisje ka të bëjë me performancën e saj. Në 4 vitet e fundit janë 600 milionë dollarë që janë dhënë për kompanitë e ujësjellës kanalizimeve. UKT është dhënë me borxh 0. Le të vendosin vetë ata një çmim për faturat e ujit. Ujë të faturohet aq sa duhet dhe qytetarët të faturohen normal.
A do ketë kufizim energjie?
Qeveria ka marrë masat. Kemi alokuar 50 milion euro për të garantuar importin e energjisë dhe për të mos pasur ndërprerje të energjisë.
A e konsideroni një privatizim të dështuar CEZ?
Ajo hyri në tregun tonë dhe doli e pasuksesshme. Kjo për një sërë faktorësh.
Si shpjegohet se vetëm në Shqipëri dështoi?
Kjo është pjesë e diskutimeve. Në këtë proces jam shumë i shqetësuar se kjo po rrezikon kosto publike. Nuk ka qenë kompetencë e Ministrisë së Financave. Banka Botërore ka qenë konsulente e këtij procesi dhe ajo është e informuar lidhur me çdo gjë.
Po Enti Rregullator nuk është pa faj?
ERE po bën përllogaritjet për çdo kosto. Nuk mund ta them një gjë të tillë.
Sa kohë kanë që kanë nisur negociatat për ndërprerjen e kontratës me CEZ?
Ka më se një muaj. Interesi i tyre është të mbyllin këtë çështje pa pasur pasoja të tjera. Dhe që gjithçka do të negociohet për tu përmbyllur sa më në rregull.
Në çfarë faze është privatizimi i Albpetrolit?
Ende në diskutime. Do ishte zgjidhja më e lumtur për t`i dhënë ekonomisë nëse do të arrihej një gjë e tillë deri në fund.
Ka dhe njerëz skeptikë që mendojnë se kjo kompani nuk e ka shumën e nevojshme për të përfituar privatizimin. Keni bërë verifikime ju lidhur me këtë?
Kjo është te pjesa e tenderimit dhe diskutimeve përkatëse. Nuk mund të kishim parashikuar se çdo mund të ndodhë. Kemi një fitues të shpallur që ka lënë 85 milion euro garanci për shtetin shqiptar.
Ju i keni llogaritur këto në buxhetin e 2013?
Sigurisht.
Kur hyjnë këto në buxhet?
Brenda tre mujorit të parë besoj se do mbyllet i gjithë procesi i privatizimit.
Redaksia Online
