5 pyetje nga Babaramo, Panariti:
Çështja çame për ne ekziston

TIRANE - Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Tv A1 Report ministri i Jashtëm Edmond Panariti bëri me faj opozitën për mos marrjen e statusit të vendit kandidat në BE  ndërsa shton se diplomacia shqiptare do të ndjekë çështjen çame, këtë gjë ia bërë të qartë edhe homologut tim grek, Avramopulosit.
 
Duke shpjeguar procesin e marrjen së statusit dhe hapjen e negociatave, si një fazë e ndërmjetme, tha se Shqipëria duhet të plotësonte të paktën 6 nga 12 kriteret e kërkuar nga BE dhe bërë fajtore opozitën që nuk pranoi të votonte 3 ligjet në Parlament.

“Procesi i integrimit të Shqipërisë është një proces që ka filluar prej kohës, janë disa reforma që Shqipëria duhet të marrë, janë përcaktuar 12 prioritete që Shqipëria duhet t’i respektojë. Statusi i vendit kandidat është një fazë ë ndërmjetme. Sfida është hapja e negociatave. Aspirata e Shqipërisë ishte marrja e statusit të vendit kandidat. Për arritjen e një mase kritike. çeljen e negociata kur 12 kriteret të plotësohen. Ne shpresonin që t’i plotësonim, kërkohej votimi i dy ligjeve dhe rregullores së Parlamentit në mënyrë që të arrihej plotësimi i disa kritereve. Kjo nuk u bë e mundur, nuk dua të futem tek arsye e mosarritjes së konsensusit. Përgjegjësi ka Klasa politike shqiptare, mosarritja e këtij kompromisi vjen si rezultat i mosvullnetit të opozitës. Bllokimit të opozitës për të dhënë votat. Procesi i frenua në një mënyrë të padrejtë. Dosja e integrimit duhet të merrte konsensusin e të dyja palëve. Bllokimin e bëri opozita sepse qeveria e futi në votim në Kuvend”, u shpreh Panariti.

I pyetur nëse tek statusi përfshihen zgjedhjet? Panariti u përgjigj: “Për fazën e ndërmjetme jo, kërkohej miratimi i 2 ligjeve dhe një rregulloreje. Çelja e negociatave për anëtarësim ka dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këtu u shumuan gjërat, u ngatërruan. Brukseli ka qenë i qartë në fazat që Shqipëria duhet të ndiqte”.

Panariti shpjegon procesin e marrjes së statusit kandidat: “Po të shikoni pikërisht raportin e hartuar nga KiE, Shqipërisë i rekomandohet dhënia e statusit për Shqipërinë me adaptimin e këtyre ligjeve, për çeljen e procesit të aderimit të plotë në BE është me e gjerë, gjysma e detyra të ishin plotësuar”.

PANARITI: NUK ESHTE VLERESIM NEGATIV
Jemi në një fazë vlerësimi, ky vlerësim dihet që është negativ, kriteret kanë qenë këto 3 vendime apo ka edhe gjëra të tjera?

"Nuk do ta quaja negativ, po la lexoni me kujdes pritshmëria ishte të adoptoheshin këto 2 ligje që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat. Ne padyshim jemi koshientë që Shqipëria ishte larg plotësimit të 12 por shpresonim të votoheshin ligjet me 2/3 dhe u vu një kusht nga opozita që të lidheshin me qarkun e Fierit, Nuk shikoj lidhje midis këtyre por e bëri të pamundur arritjen e konsensusit. Ne nuk plotësuam atë që kërkohej nga Komisioni", tha Panariti.

PANARITI: NE FAZEN E NDERMJETME NA DUHESHIN 6 KRITERE
Çfarë duhet të kishim bërë tjetër? Po korrupsioni?

"Ky është një proces që do finalizohej me plotësimin e 12 kritereve, si një fazë e ndërmjetme ishte statusi i vendit. Sfida e vërtetë fillon me hapjen e negociatave për anëtarësi. Për vendet e Ballkanit u projektua dhe një fazë e ndërmjetme. Kemi realizuar 4, janë në proces 2 janë në proces parlamentar. 6 të tjera janë reforma, lufta kundër korrupsioni, luftës kundër krimit të organizuar, etj", deklaroi Panariti.

PANARITI: ÇESHTJA ÇAME EKZISTON
Duke folur për çështjen çame, Panariti tha se “Çështja çame është çështje historie e pronësie dh duhet të ketë një zgjidhje. Çështja çame për ne ekziston, duhet të adresohet në disa nivele për ta kërkuar. Pronat shqiptare që janë peng i ligjit të luftës nga Greqia, duhet të zgjidhen. Diplomacia shqiptare do të ndjekë çështjen çame. Këtë gjë ia kam shprehur edhe homologut tim grek, Avramopulosit. Nuk është vendosur akoma asgjë për çështjen e kufirit, por do të negociojmë me Greqinë. Shtetësia do jetë në rrethana dhe kushte të përcaktuara, deri tani mbetet një dëshirë.

Përsa i përket deklaratave nacionaliste të Kryeministri Berisha, Panariti tha se deklaratat e Berishës u paragjykuan nga Greqia, pasi Berisha bëri një bilanc me rastin e 100 vjetorit. Nuk kemi pretendime territoriale.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'