5 sekrete për të patur buzë që bërtasin 'Besame mucho'

5 sekrete për të patur buzë që bërtasin 'Besame mucho'

Lëkura e buzëve tuaja është e rëndësishme të qëndrojë gjithmonë e hidratuar, që të keni një pamje sa më tërheqëse. Ja disa sekrete si të kujdeseni që buzët tuaja të jenë gjithmonë tunduese.

1.  Hidratojini

Buzët tuaja janë më pak të pajisura në mënyrë natyrale për të mbrojtur veten. Nëse jeni të dehidratuar, ato janë të parat që ju sinjalizojnë. Për të ruajtur ngjyrën natyrale të buzëve duhet të pini sa më shumë ujë, veçanërisht në ditët e nxehta.

2.  Mos i lëpini buzët

Dermatologët tregojnë se ky zakon i keq i than dhe i copëton buzët, aq sa mund të keni dhe gjakderdhje.

3. Ekspozimi ndaj rrezeve të forta

Ndaj rrezeve të diellit buzët tuaja mund të errësohen, duke shkaktuar kështu një efekt të dëmshëm për lëkurën. Këshillohet të përdorni produkte që përmbajnë SPF edhe nëse nuk ekspozoheni direkt ndaj diellit.

4. Përdorni një pastrues buzësh për të hequr lëkurën e vdekur nga buzët. Këtë bëjeni të paktën një herë në javë.

5. Zgjidhni buzëkuq që përmban vajra esencialë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë