Pesë shtetas bullgarë në Mbretërinë e Bashkuar do të akuzohen për komplot për të kryer spiunazh, tha Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës.
Tabliodi britanik 'Daily Mail' raportoi se bëhet fjalë për tre burra dhe dy gra: Orlin Roussev, 45 vjeç, Bizer Dzhambazov, 41 vjeç, Katrin Ivanova, 31 vjeç, Ivan Stoyanov, 31 vjeç, dhe Vanya Gaberova, 29 vjeç.
Nick Price, kreu i Divizionit Special të Krimit dhe Kundër Terrorizmit të Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS), tha: "CPS ka autorizuar një komplot për mbledhjen e informacionit që synon të jetë drejtpërdrejt ose indirekt i dobishëm për një armik dhe dëmton sigurinë dhe interesin e shtetit. Personat e kanë kryer aktivitetin midis 30 gushtit 2020 dhe 8 shkurt 2023”, raporton Daily Mail.
Pesë bullgarët u arrestuan në shkurt në bazë të Aktit të Sekreteve Zyrtare Britanike pas bastisjeve në pronat në Londër dhe Great Yarmouth në Norfolk.
Akuzat pasuan me një hetim nga Policia Metropolitane, çka solli arrestimin e tyre. Të pestë do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 26 shtator.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria rënie drastike në testimin e njohurive PISA, i kujt është faji?
-
Kurrikulave
40.2%
-
Mësuesve
31.7%
-
Nxënësve
28.1%
Vota total: 199
Lajme të tjera
-
Të shtëna me armë në Londër, 1 viktimë dhe dy të rinj të plagosur
6 Dhjetor, 08:58
-
Lufta ndaj emigrantëve, Sekretari i Brendshëm britanik mbërrin në Ruanda, do nënshkruajë traktatin e ri të azilit
5 Dhjetor, 14:35
-
‘Eeagle Land’, klubi që bën krenarë shqiptarët në Angli! Me president e lojëtarë shqiptarë synon FA Cup! Futbollistët: Ikën nga klube më të mira për të qenë këtu
4 Dhjetor, 17:26
-
David Cameron do të vizitojë SHBA-në të mërkurën
4 Dhjetor, 09:35
-
Dosja e trafikut ilegal/ Si adoleshentët shqiptarë shkojnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar për bandat e drogës
2 Dhjetor, 17:20
-
Deklarata/ Ministria e Brendshme Britanike: Ulet me 90% numri i shqiptarëve me gomone drejt Anglisë! Në fokus lufta ndaj trafikut të drogës
1 Dhjetor, 16:00
-
Përplasja me Greqinë për skulpturat e Partenonit, reagon përsëri Sunak: Do të qëndrojnë në Muzeun Britanik
1 Dhjetor, 15:58
-
Temperaturat mund të bien -10 gradë brenda natës, dhjetëra shkolla të mbyllura në Britani
1 Dhjetor, 15:51
-
20 vjeçari shqiptar padi ndaj qeverisë britanike, kërkon dëmshpërblim për shkelje të të drejtave të njeriut
30 Nëntor, 22:46
-
Cameron: Britania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në
30 Nëntor, 15:58
-
Përplasja për skulpturat me Mitsotakis, Sunak nuk pendohet: Është e papërshtatshme të diskutohet për të kaluarën
29 Nëntor, 15:05
-
VIDEO/ Me makina luksoze dhe fishekzjarre, mijëra shqiptarë ‘zbarkuan’ në rrugët e Londrës për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë! Arrestohen disa prej tyre
29 Nëntor, 13:40