I preu rrugën furgonit dhe vdiqën 5 persona në Qafë-Muzinë, del fotoja e Rexhina Çelhakës dhe dy vajzave italiane para aksidentit, hipur mbi ‘Land Rover’
Rexhina Çelhaka dhe shoqet e saj italiane pak para aksidentit duke pozuar mbi 'Land Rover'
Rexhina Çelhaka, është 22-vjeçarja e cila drejtonte mjetin tip ‘Land Rover’ me të cilin i preu rrugën furgonit me pasagjerë që vinte nga Tirana e po shkonte drejt Sarandës. Ndërkohë është publikuar edhe një foto pak para aksidentit, ku kanë pozuar të tre vajzat e reja që ndodheshin në ‘Land Rover’.
Siç shihet nga fotot, 22 vjeçarja shqiptare Rexhina Çelhaka dhe dy vajzat nga Italia, Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, kanë pozuar me makinën ‘Land Rover’ dhe e kanë postuar në rrjetet sociale. Fotoja është publikuar në rrjetet sociale nga 23-vjeçarja italiane, Anna Cascavilla 22 orë para se të ndodhte aksidenti tragjik.
3 vajzat duke pozuar mbi Land Rover
22 vjeçarja që drejtonte fuoristradën po merr mjekim në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Edhe dy pasagjerët, me shtetësi të huaj, të cilët ndodheshin në ‘Land Rover’, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Përplasja mes foristradës dhe furgonit të linjës Tiranë-Sarandë, bëri që ky i fundit të përfundonte në greminë, e për pasojë ndërruan jetën 5 persona, 2 gra dhe 3 burra, që udhëtonin në furgon. Viktimat janë shoferi i furgonit Bardhyl Proda, bashkëshortët Fiqiri dhe Drita Korçari, 77 dhe 72 vjeçe, banues në Tiranë, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe dhe Olesander Fediaieva, 53 vjeç, të dy banues në Ukrainë.
Rexhina Çelhaka, shoferja e 'Land Roverit'
Lajmi kryesor:
Aksident tragjik në Qafë-Muzinë/ 22-vjeçarja me ‘Land Rover’ i pret rrugën, furgoni përfundon në greminë, vdesin 4 pasagjerë dhe shoferi! 4 të plagosur (VIDEO)
M.Q.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.3%
-
Jo
4.9%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 4245
Lajme të tjera
-
Sherr mes shoferëve në Gjirokastër, shkak konkurrenca: Linjat e Libohovës na marrin pasagjerët
6 Maj, 10:08
-
Përmet/ Po fotografonte natyrën, turistja gjermane bie nga ujëvara, plagoset rëndë në kokë! Dërgohet me helikopter te Trauma në Tiranë
5 Maj, 17:29
-
Përmet/ Babai i alarmuar në polici: Djali është larguar nga banesa
5 Maj, 14:47
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët katamarani i linjës Sarandë-Korfuz! Report Tv siguron pamjet: I shkrumbuar totalisht nga brenda
5 Maj, 13:00
-
Festohet Pashka Ortodokse në Gjirokastër/ Katedralja “Ngjallja e Krishtit” mbledh qindra besimtarë
5 Maj, 11:11
-
Piu kafe dhe vrau të moshuarit pas konfliktit të një çasti, arrestohet autori në Dropull! Çiftit iu gjetën 5 mln lekë në banesë
5 Maj, 08:55
-
Aksident tragjik në Tiranë! Makina përfundon në lumin Lana, humb jetën shoferi
4 Maj, 21:28
-
Durrës/ Shoferi 17-vjeçar me shpejtësi skëterrë përplasi për vdekje burrin me biçikletë, arrestohet në banesë! Report Tv siguron videon e aksidentit
4 Maj, 11:13
-
Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë
3 Maj, 17:38
-
Vrasja brutale e çiftit të moshuar në Dropull, mister autorët, 12 të shoqëruar! Në varrim dhe vajza e birësuar, erdhi nga Athina
3 Maj, 12:17
-
Ende mister vrasja e çiftit të moshuarve në banesë në Dropull
3 Maj, 11:22
-
Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv
2 Maj, 17:51