Sardelet: Një ushqim shuë i shëndetshëm që mund ta gjeni në treg në çdo stinë të vitit. Ka proteina tejet të shëndetshme dhe vitamina që janë thelbësore për shëndetin. Mbajnë të shëndetshme zemrën dhe rrisin nivelin e energjisë. Gjithashtu është një ushqim që tretet lehtësisht.
Kungulli: Një aleat i shkëlqyer për rënien në peshë. Përdoret për torta, mund ta piqni në furrë apo ta bëni byrek. Ka aq shumë mënyra gatimi sa mund ta përdorni disa herë gjatë javës. Përmban shumë pak kalori dhe ka një sasi të madhe fibrash dhe proteinash. Ka beta-karoten në sasi mjaft të lartë dhe ndihmon shikimin si dhe sistemin imunitar.
Kikirikët: Është një ndër ushqimet e shëndetshme më pak të vlerësuar. Përmban yndyra shumë të shëndetshme dhe ka më shumë proteina se çdo pjesëtar tjetër i familjes. Përmban biotinë, një vitaminë që ndihmon në prodhimin e keratniës e cila përforcon flokët dhe thonjtë.
Midhjet: Të shijshme por edhe të shëndetshme. Ato përmbajnë sasi të larta zinku dhe mund të ndihmojnë në përforcimin e thonjve, lëkurën e shndritshme dhe flokë të trashë e të fortë.
Algat detare: Po, është një ushqim dhe mjaft i mirë madje. Ndihmon në bërjen e një gjumi të qetë dhe të rehatshëm. Kanë përmbajtje të lartë të triptofanit dhe jodit. Ndihmojnë në korrigjimin e funksionimit të tiroideve dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të hormoneve.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)