5 ushtarë francezë humbin jetën në
alpet franceze nga orteku i borës

5 ushtarë francezë humbin jetën në<br />alpet franceze nga orteku i borës
5 ushtarë francezë kanë humbur jetën teksa stërviteshin në alpet franceze në kufi me Italinë.Ngjarja ka ndodhur për shkak të një orteku i cili ka rënë në një zonë në të cilën kishte rënë dëborë e dendur prej ditësh.

Sipas disa mediave franceze, orteku ka ndodhur pranë rajonit të Valfrejus, pak kilometra larg nga kufiri me Italinë, ku rreth 50 ushtarë ishin vendosur për trajnim në një kamping, por që 5 prej tyre kanë humbur jetën nga orteku që ka përfshirë një pjesë të zonës ku ata po qëndronin.

Sapo ngjarja është raportuar nga ekipi i ushtarakëve, drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar grupet e emergjencave të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë personave të plagosur, por nuk kanë mundur që të shpëtojnë 5 ushtarët e tjerë që orteku i kishte zënë poshtë, si pasojë e furisë së dëborës që ka rënë nga mali.

Ekspertët e shëndetësisë, fillimisht kanë mundur që të nxjerrin, në bashkëpunim dhe me ekspertët e tjerë, trupat e disa ushtarëve të plagosur nga disa metra thellësi, por që 5 ushtarakët që humbën jetën ka qenë e pamundur që të shpëtohen, ndërruan jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Ditëve të fundit është shtuar numri i orteqeve në zona të ndryshme të botës, ku vetëm pak ditë më parë një grup nxënësish të cilët kishin shkuar në një ekskursion u prekën nga një ortek ku 3 prej tyre gjetën vdekje, përfshi edhe një tjetër turist që ndodhej në vendin e ngjarjes duke bërë ski.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja