Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka kujtuar se 5 vite më parë falë reformave të qeveirsë së djathtë ra edhe izolimi i fundit i Shqipërisë, duke shënuar liberalizimin e vizave. Por kryetari i opozitës akuzon qeverinë aktuale se nuk po shënon asnjë asnje hap ne drejtim te integrimit.
 
Sipas tij për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit, inkriminimit dhe padrejtësive të Edi Ramës, shqiptarët po braktisin me mijëra vendin çdo muaj, duke nxitur diskutime në BE për rikthimin e regjimit të vizave.
 
Ndaj është koha për ti ndalur, për ti hequr nga rruga jonë europiane.
 
“Të enjten populli në këmbë para dyerve të Parlamentit” -thuhet në deklaratën e kryetarit të PD


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)