Zëvendësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof deklaroi sot në Tiranë se për t’u siguruar që SPAK-u do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual
Fjala e Aleksander Kasanof ne ceremonine e 5 vjetorit të SPAK, 19 dhjetor 2024
Urime kryeprokurorit Altin Dumani për shpalljen kampion kundër korrupsionit nga sekretari I shtetit Antony Blinken, më 9 dhjetor 2024, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit. Kjo ishte një ditë e madhe për Shqipërinë.
Ky çmim nuk është vetëm për Dumanin por për të gjithë SPAK e qytetarët e Shqipërisë. Sekretari I Shtetit vlerësoi punën e vazhdueshme të SPAK për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar dhe përmirësimin e jetës së popullit shqiptar. Është një moment domethënës për këtë institucion.
Teksa festoni 5 vjetorin e SPAK është e rëndësishme të ndaloni e përsiateni mbi progresin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Bashkëqytetarët shqiptarë ishin forca shtytëse pas reformës në drejtësi. Ata kërkuan ndryshim dhe qeveria dëgjoi. U desh guxim I jashtëzakonshëm për të nisur këtë udhëtim. Guxim që drejtuesit politikë të tregonin vullnet politik për të ndryshuar kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë për një të ardhme më të mirë. Guxim për të ndërtuar një institucion nga hiçi. Për të vënë në jetë ligjet e sapomiratuara, e guxim për të punuar shumë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin me energji të qëndrueshme. Ky guxim e vullnet është po aq I rëndësishëm sot, sa ishin në fillimet e rrugës tuaj të reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë as e përsorur.
Rezultatet e punës tuaj japin efekt në shoqëri duke I detyruar qytetarët, zyrtarët, politikanët e burokratët të mendojnë dy herë për veprimet e tyre, ndonjëherë duke ngadalësuar elementet bazë të jetës së përditshme, teksa çmësojnë praktikën e dëmshme të rryshfetit e korrupsionit.
Për të mësuar për transparencën e integritetin është kritike në cdo demokraci që qytetarët duhet të dinë që qeveria e tyre do I trajtojë me paanësi, se aplikimet e kërkesat e tyre do të kenë mundësi suksesi të drejtë.
Dhimbja afat shkurtër con në përparim afatgjatë dhe do vendosë shqiptarët në anën e duhur të ligjit dhe Shqipërinë në anën e duhur të historisë. Kjo është thelbësore për rrugën e anëtarësimit në BE. Dua të vlerësoj drejtimin e kryeministrit e qeverisë së tij që ka prodhuar përparim të madh në reforma.
Gjatë kësaj kohe tranzicioni të jashtëzakonshëm ju nxisim të ecni para në rrugëtimin tuaj. Ndërsa të gjithë shqiptarët punojnë për të rrënjosur sundimin e ligjit në vendin tuaj, SPAK luan një rol të domosdoshëm në këtë luftë. Institucioni juaj jep llogari para qytetarëve të Shqipërisë e rezultatet tuaja të forta të deritanishme pasqyrojnë sa seriozisht i merr detyrat cdo inspector apo prokuror. Arrestimet, procedimet penale e vendimet tuaja të jashtëzakonshme sapo i keni parë këtu nga kryeprokurori Dumani bëri që ata që ishin dikur të paprekshëm të flasin shumë. Puna juaj frymëzon besimin se prova do të ndiqet brenda kornizës së ligjit pavarësisht se ku dhe drejt kujt cojnë hetimet. Asnjë nuk është mbi ligjin. Përvec llogaridhënies nga qytetarëve, SPAK vijon të mbajë veten llogaridhënës.
Institucionet e pavarura duhet të japin llogari, por pavarësisht tyre duhet të ruhet, pasi kjo I lejon të jetë e efektshme
Pavarësia duhet të mbetet vendimtare. Brenda 5 viteve SPAK është kthyer në institucionin public më të besuar në Shqipëri. Partnerët e huaj kërkojnë ekspertizën e SPAK për të luftuar krimin e organizuar shqiptar në vendet e tyre. Institucionet e tjera shqiptare duhet të tregojnë guxim e të veprojnë me pavarësi e integritet. Lufta kundër korrupsionit është detyrë e cdo qytetari shqiptar pavarësisht se ku punojnë apo kë njohin.Ne kemi besim se SPAK sapo ka filluar e do të vijojë të ngjallë besim tek shqiptarët, vizitorët e investitorët. Se një e ardhme më e sigurtë më e begatë është e mundur.
Për të siguruar që SPAK të vijojë në të ardhmen luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit besojmë se prokurorët e SPAK duhet të lejojnë të aplikojnë sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë, rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të sukseshme kundër krimit të organizuar e korrupsionit në historinë shqiptare. Rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë dhe njohurive të tyre institucionale.
SHBA feston përparimin e bërë nga SPAK në historinë e tij të shkurtër. Puna juaj na bën më të sigurtë si në Shqipëri ashtu dhe në mbarë globin. Ne kemi qenë me ju që kur keni ndezur dritat dhe presim me kënaqësi që të vijoni të mbani dritat ndezur në luftën tuaj me guxim dhe besim.
Lajmi kryesor: