Studentët e mjekësisë e cilësuan akt ekspertimental ligjin që i detyron të punojë në Shqipëri në 5 vitet e para të karrierës dhe paralajmëruan bojkot total ndaj vitit të ri akademik në 2 tetor. Seanca dëgjimore me studentët për projektligjin “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin ‘Mjekësi e Përgjithshme’ në universitetin publik në komisionin e shëndetësisë u shoqërua me debate të ashpra.

Pa përfaqësues nga ministria e shëndetësisë, por vetëm nga ajo e arsimit studentët e mjekësisë kërkuan të dëgjohen.

“Ne do te përdorim çdo hap dhe formë ligjore për të kundërshtuar ligjin 5 vite pune me detyrim për te marr diplomën e mjekësisë, nis nga bojokti… Mos kalojmë në këtë pike. Pse duhet të kalohet ligji me procedurë e përshpejtuar Do te ketë pasoja . 1/3 e maturanteve në gjithë Shqipërinë do të ikin jashtë. Mendoni për zgjidhje eficente, jo detyrim.

Ne piken qe gjendja e emergjencës nuk është shpallur ende pse po na shkelen te drejtat e liritë tona. Si është llogaritur kostoja e tarifës? Liritë e te drejtave të njeriut shkelen. Mos cenoni integritetin e studentet.” Në pikën që gjendja e emergjencës nuk eshte shpallur ende, pse po na shkelen te drejtat?” Mendoni për familjet qe s’kanë mundësi. S’kemi salla për t zhvilluar mësimin. Ndjekim mësimin nga shkallet. ”- thonë studentët.

Opozita kërkoi ndalimin e procedurës së përshpejtuar të projektligjit që sipas tyre, mund të çojë në shpopullim të vendit apo nxitjes së studimeve në privat.

“Projektligji u fut për 3 vjet , doli 5, duket si lojë kungulleshash. Shkelet në nenin  3  rregullorja e universiteteve. S’ka analize, do filloj shpopullimi. Projektligj antikombëtar. Do ikin te privati për studime ose jashtë vendit. Tërhiqeni!”- tha Vokshi.

Petrit Vasili: Nuk do te doja te ishin studentët e mjekësisë  këtu për këtë persekutim. Do të doja t’i kishim në diskutime  perspektivë.

As diktatura nuk ka mbajtur peng diploma.

Ende për studentët e mjekësisë nuk ka një përllogaritje të Kostove reale të studimit nëse nuk firmusonn kontratën për punësim të detyruar.

“Është seancë dëgjimore, po I mbaj shënim pyetjet.”- tha Tole.

“Hera e pare që ndodh diçka e tillë, të refuzohen pyetjet e studenteve.”- tha Vokshi.

Studentët e mjekësisë kërkojnë tërheqjen e qeverisë nga ky projektligjit dhe përmirësimin e kushteve të studimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Studentët e Mjekësisë te ‘Shëndetësia’: Do e çojmë në Kushtetuese, diplomat s’do keni as mundësi që t’i mbani peng se s’do ketë fare

1689336069_dsdsdd.JPG

Studentët e mjekësisë nuk do të dorëzohen për kundërshtinë  e punësimit me detyrim. Një studente e universitetit të Mjekësisë thotë se çështja do të çohet deri në Kushtetuese.

“Çështja do të ndiqet në Kushtetuese dhe një bojkot e studentëve të mjekësisë në tetor është ulje e madhe për intelektin në Shqipëri. Dhe nuk do mbahen diploma peng s’do keni fare.”- thotë studentja.