A janë mbyllur qendrat e votimit?
Po në orën 23 janë mbyllur qendrat e votimit dhe kanë dalë rezultatet e para të sondazheve. Gjendja në Itali është shumë e dëshpëruar dhe italia kërkon të renë. Forca që ne na garanton garanci është pikërisht partia demokratike.
Nëse sipas sondazheve fiton partia 5 yjet me kë pritet të bëjë koalicion?
Në këtë përqindje frika ime është se mund të bëjë koalicion me leganordin, nuk e besoj që italia do e bëjë këtë gjë. Fenomeni emigrant është një fenomen që ju ka shërbyer shumë forcave politike të djathta.
A pritet që Italia mund të ketë një qeveri teknike?
Eshtë shumë hipotezë e spekulua, është e parashikuar dicka e tillë. Por nëse 5 yjet do ketë një rezultat të lartë ajo do të pretendojë të krijojë një qeveri me aleancë.
Si e vlerësoni votën e italianëve për 5 yjet?
Është një votë që italia e sheh se mund të ecë përpara por edhe është një votë dëshpërimi, kjo është një lëvizje për ndryshim. Elektorati italian nuk është se njeh programet e partive por vetëm nga programet e ndryshme sepse shumica e njerëzve nuk shohin programe në lidhje me këtë çështje. Nga rezultati i referendumit të 2016 kemi të bëjmë me një popull që mund ti rezisatojë ndryshimit.
Nga cila orë mund të kemi rezultat e para të zgjedhjeve?
Nga ora 12 mund të kemi rezultatet e para për senatin sepse ka një numër më të vogël votash, ndërsa për dhomën e deputetëve do kemi një rezultat më të vonë.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

se do bashkohen me Lega Nord






