Pas mesnatës Korça është përfshirë nga stuhia e dëborës. Në qytet reshjet janë me intensitet të ulet, ndërsa në lartësitë mbi 1000 metra, të dendura, shoqëruar me erë të fortë.

Këto janë pamjet nga rruga BoboshticëDardhë, që të çon drejt pistës së skive, ku trashësia e bores arrin mbi 50 cm.

Borëpastrueset janë ne terren por mbetet problem pasi era e sjell serish boren ne rruge. Ndaj drejtuesit e mjeteve duhet te përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërsa në akset KorçëErsekë, Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras, Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë trashësia e borës ka arritur deri në 8 cm dhe lëvizet me goma dimërore. Në Qafë-Thanë vijojnë reshjet por rruga është aksesueshme. Në mesditë pati një ndalese të përkohshme vetëm për kamionët qe lëviznin drejt doganës por tashmë qarkullimi kryhet normalisht.

Era e forte ka dëmtuar linjat elektrike, duke lënë pa drita 743 abonentë familjarë e biznese kryesisht në fshatra.

Rruga e Kombit, sidomos në segmentin Reps–Tuneli i Kalimashit–Morinë paraqet vështirësi për shkak të reshjeve të denduara të borës.

Policia Rrugore rekomandon uljen e shpejtësisë dhe përdorimin e gomave dimërore.

Bora ka mbuluar qytetin e Kukësit dhe të gjitha fshatrat, ku trashësia arrin mbi 7 cm. Lëvizja drejt fshatrave Malzi, Topojan dhe Bujan kryhet vetëm me zinxhirë. Po kështu fshatrat malorë vuajnë mungesën e energjisë.

Një tjetër arterie e rëndësishme në verilindje është Rruga e Arbrit, ku trashësia e borës arrin në 10 cm. Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes, të përdorin goma dimërore dhe të ulin shpejtësinë. Segmenti më i rrezikshëm është Fushë-Bulqizë-Qafë Bualli, ku kontraktori po punon me mjete borëpastruese.

Reshje të dendura të bores kanë përfshirë dhe bashkitë Pukës e Fushë-Arrëz.

“Përgjatë segmentit rrugor Bardhet - Kryzi - Iballe duhet kujdes pasi poshtë borës ka shtresa akullit qe e bëjnë të rrezikshëm qarkullimin. Duhen goma dimërore e zinxhirë.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë fshatin turistik të Thethit, duke krijuar vështirësi në qarkullim, sidomos në segmentin Boge–Qafë Thore. Borëpastrueset janë në terren por trashësia e borës shkon në 20 cm ndaj qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:36
VIDEOLAJM/ Moti i keq në Kolonjë, në 15 metra lartësi, elektricisti rrezikon jetën për rregullimin e defektit

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme edhe Kolonjën në Korçë, duke sjell ndërprerje të energjisë elektrike në këtë zonë.

Për të bërë të mundur rregullimin e defektit, një elektricist ka rrezikuar edhe jetën duke u ngjitur në një shtyllë e cila është rreth 15 metra e lartë.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës të shoqëruara me stuhi në disa zona në Bashkinë e Kolonjës ka pasur edhe shtylla të thyera dhe dëmtime të tranversave.

Grupe pune nga OSSHE dhe grupi i Emergjencave Civile pranë Bashkisë Kolonjë ndodhen në terren duke punuar për normalizimin e situatës, ndërkohë që një elektricisti i është dashur të hipë mes stuhisë në majë të shtyllës.

Ndërkohë në rrugën Ersekë-Rehovë të po kësaj bashkie, janë krijuar problematika në rrëzimin e plepave. Zjarrfikësit e Kolonjës kanë ndërhyrë deri më tani për hapjen dhe pastrimin e rrugës ndërsa mësohet se tashmë rruga është e qarkullueshme pa probleme.

Ora 10:14
25 centimetra borë në zonat malore të Dibrës, vështirësohet qarkullimi në disa akse (VIDEO)

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë orëve të fundit Bulqizën dhe zonat malore të Dibrës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave. Dëbora ka mbuluar rrugët dhe fshatrat, ndërsa në disa akse malore qarkullimi po kryhet me vështirësi.

Rrugët nacionale janë të hapura. Rruga e Arbrit Peshkopi-Tiranë ka problematika në aksin Fushë Bulqizë-Qafa e Buallit.

Trashësia e borës në Bulqizë kalon 10 centimetra në zonat malore shkon dhe 20-25 centimetra dëborë.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat me lartësi. Shërbimet e emergjencës dhe borëpastrimit janë në terren për të mbajtur rrugët të hapura.

Ora 09:51
Petku i dëborës mbulon Krujën, arrin deri në 15 centimetra në disa zona

1768983648_maliikrujes.jpg

Ulja e temperaturave ka bërë që Mali i Krujës dhe gjithë Malësia e Krujës të mbulohen nga petku i bardhë i dëborës.

Reshjet kanë filluar gjatë natës dhe vijojnë ende. Niveli i dëborës në disa vende ka arritur në rreth 15 centimetra.

Rrugët janë të kalueshme me kujdes, nuk raprtohet për problematika.

Ora 09:43
Bora zbardh Kukësin, arrin deri në 7 centimetra në zonat malore! Qarkullimi vijon pa ndërprerje, ndërpritet energjia në disa fshatra

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje dëbore, të shoqëruara me temperatura të ulëta, të cilat u rikthyen në orët e hershme të mëngjesit pas disa ditësh mungese. Bora ka zbardhur qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit, trashësia e saj ka kaluar 7 centimetra.

Subjektet kontraktore vijojnë punën pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre. Të gjitha akset rrugore nacionale, deri në këto momente, janë të qarkullueshme. Megjithatë, me vështirësi kalohet në rrugët rurale të njësive të larta malore të tre bashkive të qarkut, ku mjetet duhet të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Deri më tani nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara, ndërsa strukturat përgjegjëse janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, sidomos në të dy anët e tunelit të Kalimashit. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për problematika të tjera. I gjithë qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatit Gëdhesht (13 abonentë) në njësinë administrative Malzi, 15 abonentë në fshatin Shtrezë të njësisë administrative Topojan, bashkia Kukës, si dhe njësisë administrative Bujan, Bashkia Tropojë.

Ora 09:25
Dëborë në veri e juglindje të vendit, Autoriteti Rrugor: Akset janë të hapura, qarkullimi vijon normalisht

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. Borëpastrueset janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e segmenteve rrugore dhe kriposjen e tyre.

ARRSH këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe pajisjen e tyre me goma dimërore e zinxhirë.

Në rajonin verior reshjet e dëborës janë të pranishme në: Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Bogë-Theth, Dedaj-Razëm.

Në rajonin qendror në traun Dajt – Qafë Priskë – Qafë Mollë.

Në rajonin jugor në Qafë Thanë-Kapshticë, Qukës-Qafë Plloçë, Maliq–Kufi Gramsh, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Ersekë-Leskovik-Tre Urat dhe në Muzinë.

Ora 09:18
Reshje dëbore në Pukë e Fushë Arrëz, segment i rrezikshëm Bardhet-Kryzi-Iballë! Policia bën apel për kujdes (VIDEO)

Gjatë natës, pjesa veriore e vendit ka qenë nën ndikimin e reshjeve të dëborës.

Reshjet e borës kanë përfshirë territorin e bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz. Reshjet vijojnë me intensitet mesatar. Aktualisht nuk raportohet për probleme. Përgjatë segmentit rrugor Bardhet - Kryzi - Iballë duhet kujdes pasi poshtë borës ka shtresa akulli që e bëjnë të rrezikshëm qarkullimin.

Në Bogë-Theth, aktualisht po punohet me dy mjete borëpastruese. Rruga është e hapur, por mjetet duhet të përdorin goma dimërore e zinxhirë për të qarkulluar.

Policia e Qarkullimit Rrugor u bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes teksa qarkullojnë përgjatë akseve rrugore që përshkojnë veriun e vendit, teksa nuk do të zbatohet Kodi Rrugor ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët nuk janë të pajisur me të gjithë kushtet teknike si gomat dimërore dhe zinxhirët.