50 ditë luftë, Zelensky lavdëron ukrainasit për rezistencën ndaj pushtimit rus

50 ditë luftë, Zelensky lavdëron ukrainasit për rezistencën ndaj pushtimit rus

Ukrainasit duhet të jenë krenarë që kanë mbijetuar 50 ditë nën sulmin rus, sipas presidentit të vendit. 

Volodymyr Zelenskyy e përshkroi atë si "një arritje e miliona ukrainasve, e të gjithëve që më 24 shkurt morën vendimin më të rëndësishëm të jetës së tyre, të luftonin".

Ai tha gjithashtu se i kujtohet dita e parë e pushtimit kur liderët perëndimorë e këshilluan të ikte nga Ukraina, duke shtuar se "ata nuk e dinin se sa guximtarë janë ukrainasit, sa e vlerësojmë lirinë dhe mundësinë për të jetuar ashtu siç duam". 

Gjatë fjalimit të tij të natës, Zelensky dha një listë të gjerë se si ukrainasit ndihmuan për të shmangur trupat ruse, duke përfshirë "ata që treguan se luftanijet ruse mund të lundrojnë larg, edhe nëse është në fund të detit", duke iu referuar kryqëzorit Moskva.


Lajmi kryesor:

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do të shkojë në Kiev! Zelensky: Bota të jetë e përgatitur për kërcënimin bërthamor të Rusisë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit