Ndoshta mund t’ju duket e pabesueshme por Linda Morina është një nga personazhet më të famshëm shqiptarë. Ajo u bë e njohur me anë të rrjeteve sociale ku shfaqej duke thurur këngë për shumë patriotë. E ndërsa herë të tjera jep këshilla për vajzat se si ta rrisin gjoksin me mënyra natyrale.
Linda në një postim është shtirur edhe si e vdekur dhe njerëzit që e rrethonin i këndonin, por postimi i sotëm na ka lënë të gjithëve pa fjalë. Morina është shfaqur e lidhur me litar në një trung peme, me gojë të mbyllur. Shumë persona kanë komentuar duke e quajtur të marrë peng, por disa të tjerë e kanë krahasuar me filmin erotik “50 Hijet e Greyt”. “Më shpëtoni,”- shkruan shqiptarja krahas fotos, por me siguri është thjesht një shaka e saj.