50 mijë $ për Kelmendin, më e mira
në botë, pranohet Karateja Kosovë

50 mijë $ për Kelmendin, më e mira<br />në botë, pranohet Karateja Kosovë
Ky është viti i Majlinda Kelmendit. Pas titujve të kampiones së Europës dhe Botës, tashmë xhudistja kosovare është shpallur edhe si sportistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vieser, I cili ka vizituar dje Kosovën.

Pas lajmit Vieser I ka dorëzuar Kelmendit edhe një cek prej 50 mijë $. Pas dorëzimit të cmimit dhe cekut, Vieser u shpreh për mediat se “Jam shumë i lumtur që kam ardhur pas pranimit të Kosovës në Komiutetin Olimpik Ndërkombëtar. Kur kam qenë në Kosovë në vitin 2009, kam parë kushtet e vështirë në të cilat xhudo kosovare ka punuar dhe ka arritur suksese. Jam angazhuar personalisht për të pranuar Xhudon ndërkombëtarisht.

Konsideroj se suksesi i Majlinda Kelmendit hap dyert për ndërkombëtarizimin e sportit  kosovar”, ka thënë Vizer. Ndërkohë që momenti i mirë për sportin kosovarë vazhdon, pasi dje është pranuar edhe nga Federata e Karatesë. “Është kënaqësi t’ju informoj se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Karatesë, në mënyrë unanime, është pajtuar që ta pranojë Federatën e Karatesë së Kosovës, më 13 dhjetor 2014”ka shkruar Antonio Espinos, president i Federatës Ndërkombëtare të Karatesë, në letrën e dërguar për FFK-n.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)