Pamjet e frikshme i shfaqin bishat e egra të vërsulen dhe të kërcejnë mbi veturën Hyundai i-30, duke lënë mbi të edhe shenjat e putrave dhe të dhembëve.
Abi Tudge, 23 vjeç dhe një miku i saj mbetën të shtangur në rezervatin e luanëve në Worcestershire të Anglisë dhe më pas rojet i mbyllën dyert për arsye sigurie.
Çifti, që kishte me vete dy fëmijë në sediljet e pasme, mbetën të bllokuar në zonën e luanëve për rreth 50 minuta, teksa rojet përpiqeshin t’i qetësonin kafshët e egërsuara.
s.k/Shqiptarja.com