SHKODËR-Shtatori ka shënuar rritje të rasteve me covid-19 çka pasqyrohet edhe me praninë e pacienteve në spitalin rajonal të Shkodrës.
Çdo dite 40-50 pacientë paraqiten për vizita pranë mjekeve pneumologë megjithatë nuk ka gjasa qe spitali rajonal i Shkodrës të konvertohet ne spital COVID por po vazhdohet sipas protokolleve te Ministrisë se Shëndetësisë.
"Ne kishim periudhën e verës që erdhën pushuesit dhe emigrantët dhe nuk zbatuan asnjë rregull. Tani shihet se ka shtim të rasteve, jo vetëm të diagnostikuar si pozitiv nga mjeku i familjes, por edhe raste që paraqiten në spital për vizita. Ka dhe raste të shtuara, të atyre qe kanë nevojë për të marrë trajtim në spital...Situata është e mbingarkuar por s'ka ndonjë diskutim për ta kthyer në spital covid", tha drejtori i spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti.
Ajo çka vihet re është se nga 150-180 raste ditore me covid-19 në Shkodër, vetëm 10 % e tyre janë te vaksinuar dhe ato me simptoma me te lehta.
Nisur nga fakti se të infektuarit në këtë valë të tretë janë të pa vaksinuar, nuk mungon apeli nga autoritetet shëndetësore.
"Ata që janë në gjendje më rëndë janë të pa vaksinuar duhet ti japim rëndësi këtij fakti. Shoh se ka një hezitim për t’u vaksinuar, ndaj u bëj thirrje të mos neglizhohet por të gjithë të paraqiten për t’u vaksinuar", shton Dajti.
Na jena demokrat mor t'a marrsha.... Vetëm socialist vaksinohen! Rroftë Sala!!!!
Përgjigju