Numri i vdekjeve në Itali bie ndjeshëm në 50 viktima, por sot Lombardia nuk ka komunikuar të dhënat e viktimave. Një ditë më parë ishin 119 viktima, ndërsa viktima në total kapin shifrën e 32 785 personave.
Numri i të shëruarave gjatë 24 orëve të fundit janë 1639 persona, duke e çuar totalin e të shëruarve në 140 479.
Të dhënat e Mbrojtjes Civile në Itali raportojnë një rënie të personave të shtruar në spital, ku në kujdesin intensiv janë 553 persona , 19 më pak se dje.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 229858.
Ndërsa rastet e reja me covid-19 në 24 orë janë 531.