50 vite burg për ish-presidentin e Liberisë

50 vite burg për ish-presidentin e Liberisë
Ish-presidenti i Liberisë, Carls Tejlor u dënua me 50 vite burg nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara. Ky vendim erdhi si pasojë e shpalljes së tij fajtor për krime lufte gjatë konfliktit në Siera Leone. Tejlor ngarkohej me 11 akuza për ndihmë dhe nxitje të rebelëve në konfliktin e përgjakshëm në vendin fqinj, i cili zgjati dhjetë vjet dhe përfundoi në vitin 2002 me më shumë se 50,000 të vrarë. Gjykatësi Riçard Lusik tha se krimet e kryera nga ish-presidenti, Tejlor ishin të gravitetit maksimal dhe në drejtim të shkallës së brutalitetit. Tani pritet që Tejlor të apelojë vendimin pasi ai mohon cdo keqbërje. Ai është ish-presidenti i parë i një shteti që dënohet nga një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte që nga Lufta e Dytë Botërore.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot