50 vjet burg, ish-presidentit
të Liberisë Charles Taylo

50 vjet burg, ish-presidentit <br />të Liberisë Charles Taylo
Gjykata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar ish-presidentin e Liberisë, Charles Taylor, me 50 vjet burgim, pasi është gjetur fajtor për krime lufte gjatë konfliktit në Siera Leone. Konflikti zgjati dhjetë vjet dhe përfundoi në vitin 2002 me më shumë se 50,000 të vrarë. Taylor nuk ka mund që t’ju shmanget 11 akuzave për ndihmë dhe nxitje të rebelëve gjatë konfliktit të përgjakshëm me vendin fqinj.
Gjykatësi Richard Riçard Lussick tha se krimet e kryera nga ish-presidenti Taylor ishin të shkallës më të lartë të brutalitetit. Taylor ka mohur akuzat dhe pritet që të apelojë vendimin në ditët në vijim. Taylor është presidenti i parë i një shteti që dënohet nga një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte që nga lufta e dytë botërore.

(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët