50 vjet UNDP, Bushati në Nju Jork: 
S'ka drejtësi pa institucione të forta

50 vjet UNDP, Bushati në Nju Jork: <br />S'ka drejtësi pa institucione të forta
NJU JORK - Nuk ka drejtësi pa institucione të forta. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ndërsa mbajti një fjalë në takimin e nivelit të lartë  që u zhvillua në Nju Jork, me rastin e 50- vjetorit të themelimit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
 
 “Ne jemi të vendosur për të arritur këto objektiva, sepse besojmë se nuk ka zhvillim, as qëndrueshmëri pa paqe dhe nuk ka drejtësi pa institucione të forta. Zhvillimi i qëndrueshëm për Shqipërinë do të thotë forcim i shtetit ligjor, forcim i vlerave demokratike dhe thellim i mëtejshëm i harmonisë tonë sociale”, tha Bushati teksa ishte i ftuar në sesionin e 3-të, ku u trajtua tema “Parandalimi i konflikteve të dhunshme, ngritja dhe forcimi i shoqërive paqësore”.
 
Ne fjalën e tij, pasi vuri në dukje rëndësinë dhe aktivitetin tepër të dobishëm të UNDP-së në këto 50 vite, ai evidentoi rëndësinë e përshpejtimit të proceseve shtet-ndërtuese, forcimit të demokracisë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm si garanci në jetësimin e paqes në Botë. Ministri Bushati solli ne vëmendjen e të pranishmëve shembullin e zhvillimeve pozitive në rajonin e Ballkanit, ku falë proceseve integruese dhe intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, janë hedhur hapa të rëndësishëm të shkëputjes nga e kaluara konfliktuale dhe e luftërave të përgjakshme.

 bushati

Gjithashtu, ai u ndal edhe mbi kontributin që Shqipëria po jep në rang ndërkombëtar në kuadër të luftës kundër dhunës ekstreme dhe për bashkëpunimin rinor rajonal e bashkë-ekzistencën kulturore, fetare e etnike.   
 
Në fokus të këtij aktiviteti ishin sfidat dhe arritjet e veprimtarisë së kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara në harkun kohor të një gjysmë shekulli, ku evidentohet kontributi i saj i rëndësishëm për një zhvillim të qëndrueshëm në Botë, si dhe politikat e saj për vënien në jetë të Axhendës së Zhvillimit deri në vitin 2030.
 
Shqipëria ka intensifikuar më tej bashkëpunimin me UNDP-në, duke u përfshirë në programin pilot të kësaj agjencie, “Goal 16”, ku një prej dimensioneve të rëndësishëm të saj është paqja, drejtësia dhe institucionet e forta. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë