500 banorë në Labinot Fushë pa ujë të pijshëm, Bashkia e Elbasanit asnjë masë

Në lagjen “Shegune” të Nj.Administrative Labinot Fushe mbi 500 banorë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, por edhe qendra shëndetësore e lagjes si dhe shkolla si pasojë e mungesës së uji po hasin shumë vështirësi. Banorët ankohen se kjo situatë ka vite që është prezente, por që është rënduar me prishjen e pompës e cila mundësonte furnizimin e tyre me ujë të pijshëm.

Reforma administrative thonë banorët i ka penalizuar, pasi me bashkinë e madhe Elbasan ata nuk kanë njohur asnjë investim, megjithëse problemin e tyre ia kanë bërë të ditur instancave përkatëse. Situata bëhet më serioze tani në stinën verës, kur dhe ata pak banorë që kanë bërë puse uji nis të shterojë.

Mjaft e vështirë gjendja paraqitet për gratë e zonës. Ato e kanë të pamundur të sigurojnë ujë për të larë dhe pastruar shtëpitë, pasi për të pirë shpesh herë e blejnë. Por as kjo e fundit nuk shihet si zgjidhje, pasi jo gjithnjë kanë mundësi të blejnë ujë.

Ndërkohë Rrjeti i ujësjellësit në lagjen Shegune u ndërtua vite më parë nga një fondacion i huaj. Por prishja e pompës nuk ka vënë në lëvizje institucionet vendore e banorët ende nuk e dinë se kur problem i tyre do të gjejë zgjidhje

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laorenc: 01/07/2018 14:21

    Po ne nga golemi qe kemi 20 vite pa piken e uit liqen i maskuris funison vetem qytetin e kavajes ujti kalon nga ne Po ne Nuk kena pik ujti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda