500 mijë makina Ford terhiqen nga
qarkullimi, probleme me motorin

500 mijë makina Ford terhiqen nga<br />qarkullimi, probleme me motorin
Në qoftë se posedoni një makinë të tipit “Ford Focus”, dhe e keni blerë para pak vitesh, atëherë jeni në telashe.
 
Një problem është konstatuar në sistemin e makinave “Ford” dhe për këtë arsye deri tani janë tërhequr rreth 500 mijë makina. Problemet në fjalë janë motorë që marrin flakë dhe dyer që hapen vetë.
 
Deri tani janë tërhequr makina në Amerikë dhe Evropë dhe bëhet fjalë për modele të ndryshme. Shumë nga motorët u mungonte qarkullimi i duhur i ftohjes e për këtë arsyeje këputej cilindri duke sjellë më tej djegien e motorit.
 
Më shumë se 2 dyzinë zjarre janë raportuar deri tani po fatmirësisht pa dëmtime tepër të rënda. Ndërsa raportohen shumë raste të hapjes së dyerve gjatë kohës që makinat kanë qenë në lëvizje .
 
Sipas mediave të huaja bëhet e ditur se të paktën 29 herë kanë ndodhur raste zjarri në makinë për shkak të mungesës së antifrizës.
 
Ford thotë se mungesa e qarkullimit ftohës mund të shkaktojë punim të shpejtë të motorit  dhe pastaj të krijohet një çarje në kokë cilindër.
 
Sipas kompanisë do të thirren për të verifikuar problemet këto pronarët për këto modele: Ford Escape i vitit 2014, Ford Fiesta St i vitit 2014-2015, Ford Fusion i vitit 2013-2014, dhe Ford Transit i vitit 2013-2015.
 
Gjithashtu kompania është shprehur makinat mund të përdoren akoma dhe të parkohen normalisht ndërkohë që përdoruesit merren me rregullimet. Ford do të rregulloje të gjitha makinat me këto probleme.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane