51 fidanë në nderim të 51 viktimave të tërmetit te varrezat e dëshmorëve në Shkodër, kreu i veteranëve: Në shenjë respekti

SHKODËR- 51 fidanë, në nderim të 51 viktimave të tërmetit të 26 Nëntorit. Kjo ka qenë iniciativa e Veteranëve të LANÇ në Shkodër të mbështetur edhe nga Këshilli i Qarkut. Aktiviteti është organizuar pranë Varrezave të Dëshmorëve në Shkodër, ku veteranët kanë mbjellë pemë pikërisht pranë heronjve të cilët sakrifikuan jetën për vendin.

Kryetari i veteranëve Zamir Llazani gjatë fjalës së tij theksoi faktin qe nga njëra anë po mbillen pemë në nderim të dëshmorëve dhe viktimave, ndërkohë që panorama përball është mjaft e zymtë me mbeturina dhe inerte.

"Në shenjë të respektit dhe 51 fidanë për të përjetësuar dhe përkujtuar në shenjë dhimbje edhe viktimat e tërmetit të 26 nëntorit. në rininë tona të gjitha këto kodra i kemi pyllëzuar ne që sot jemi plak, që fatkeqësisht u shkatërruan në vitin 1990. Kjo të jetë një detyrë shtetërore që ta gjejnë ata formën, se po gjetën formën njerëzit do i mbështesin për ta realizuar atë që duhet të realizojnë", tha Zamir Llazani, kryetar i veteranëve.

Ndërkohë thirrja e tyre është për pyllëzimin e kësaj zone dhe bashkëpunim me të rinjtë.  Zona pranë varrezave të dëshmorëve në Shkodër i ngjan një vend depozitimi të mbetjeve ku pavarësisht thirrjeve të njëpasnjëshme askush nuk është kujtuar t’i kthejnë kësaj zonën identitetin.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare