52 grekët ‘non grata’/ Minoriteti në Bularat kundërshton vendimin, Athina nxjerr emrat të hënën

52 grekët ‘non grata’/ Minoriteti në Bularat kundërshton vendimin, Athina nxjerr emrat të hënën

Ceremonia e varrimit te Kacifas diten e enjte ne fshatin Bularat ne Gjirokaster

GJIROKASTËR-Banorët e minoritetit grek në fshatin Bularat kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë shqiptare, që shpalli ‘non grata’ 52 ekstremistë të cilën shpalosën pankarta dhe bënë thirrje antishqiptare gjatë dhe pas ceremonisë së varrimit të Kacifas.

Sipas gazetarit të Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase vendimi nuk është pritur aspak mirë nga minoriteti. E ndërsa rriti akoma më shumë tensionet mes dy vendeve, lista me 52 ekstremistët grekë që u shpallën të padëshiruar ende nuk është publikuar.

Gazetari Piro Nase shprehet se emrat do të publikohen ditën e hënë nga pala greke. Dje Ministria e Jashtme e Greqisë kërkoi shpjegime nga pala shqiptare për shpalljen ‘non grata’ të 52 personave, ndërsa Bushati deklaroi se gjithçka ishte bazuar në ligj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 11/11/2018 00:24

    Krijesa të pështira mut mutash dordolecë që kërkojnë me doemos të krijojnë incidente. Shpejt BE-ja urgjentisht tu tërheqi veshur dhe të mos i përkëdhelë , turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren