527 turistë amerikanë mbërrijnë në Durrës me kroçierën 'Nautica', do vizitojnë qendrat muzeale dhe arkeologjike (VIDEO)

527 turistë amerikanë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”.

Gjatë ditës turistët do të vizitojnë qendrat muzeale, arkeologjike dhe historike në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Krujës.

Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, mësohet se kroçera ka lundruar gjatë natës së kaluar nga Porti i Sirios(Greqi) drejt Durrësit. Anija turistike po kryen një tur lundrimi në 9 porte të Adriatikut dhe Jonit, kryesisht në Itali, si dhe në tre porte të Greqisë, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Anija me gjatësi 180 metra dhe flamur të ishujve Marshall u akostua në kalatën 5 sot në orën 7.30 dhe se në mbrëmje do të lundrojë drejt Dubrovnikut, Kroaci.

Kryministri Edi Rama bëri një postim në Facebook për këtë ngjarje, ndërsa shkroi se 100.000 vizitorë Amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në muajt janar-gusht, 28 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

/D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vladimir: 13/09/2022 12:19

    Nje pyetje: Ku do te ankorohen krocerat kur te ndertohet "Marina" ma bankinat notuese?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë