531 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 9,829 raste aktive me COVID! Shërohen 1,333 të tjerë

531 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 9,829 raste aktive me COVID! Shërohen 1,333 të tjerë

Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 531 raste të reja me koronavirus nga 2,948 testime të kryera. Fatkeqësisht 5 persona nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për dy qytetarë nga Durrësi të moshave 59-71 vjeç, një qytetar nga Fieri 80 vjeç, një qytetar nga Lezha 83 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 87 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 123 pacientë, 17 nga të cilët janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,333 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 254,315 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 9,829 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve në 24 orët e fundit, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 220 në Tiranë, 30 në Fier, 26 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Shkodër, 19 në Vlorë, 18 në Gjirokastër, 17 në Durrës, 15 në Lushnje, 13 në Elbasan, 11 në Kamëz, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kuçovë, Delvinë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Poliçan, nga 4 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, Libohovë, Himarë, Krujë, nga 3 qytetarë në Has, Lezhë, Kurbin, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Përmet, Roskovec, Bulqizë, Rrogozhinë, Mirditë, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Shijak, Dibër, Patos, Këlcyrë, Maliq, Skrapar, Belsh.  

Statistika (11 Shkurt 2022) 
Raste të reja ditore          531
Të shëruar në 24 orë       1333
Të shtruar në spitale       123
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                 2948 

Testime totale                1,707,815
Raste pozitive                 267,551
Raste të shëruara             254,315
Raste Aktive                    9,829
Humbje jete                     3,407

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             3372
Fier                 1343
Shkodër          875
Vlorë               805
Gjirokastër      779
Elbasan           729
Berat                677
Lezhë               380
Korçë               306
Durrës              280
Kukës               216
Dibër                67

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të  Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën