533 raste të reja dhe 12 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit! I infektuar prej 7 ditësh edhe Namik Dokle së bashku me bashkëshorten

533 raste të reja dhe 12 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit! I infektuar prej 7 ditësh edhe Namik Dokle së bashku me bashkëshorten

Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 533 persona  me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 12 të tjerë, ku 6 viktima ishin vetëm në Tiranë, që është qyteti që mban edhe numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19. Gjithashtu i infektuar është edhe ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, i cili shkruan se prej 7 ditësh po “luftojnë” me gruan e tij me këtë sëmundje.

Nga 3956 testime të kryera rezultuan pozitivë me COVID19, 533 qytetarë, në këto bashki:  221 qytetarë në Tiranë, 26 në Krujë, 22 në Durrës, 21 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Kamëz, Lushnje, Sarandë, nga 16 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Fier, 13 në Vlorë, 11 në Korçë, nga 8 qytetarë në Berat, Dimal, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Peqin, Konispol, Vorë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Maliq, Përmet, Himarë, Mat, Shijak, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Librazhd.

Janë 7959 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: 6 qytetarë nga Tirana të moshave 69-88 vjeç, 1 qytetare nga Kruja 64 vjeçe, 1 qytetar nga Vlora 66 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç, 1 qytetare nga Gjirokastra 74 vjeçe, 1 qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe 1 qytetar nga Shkodra 79 vjeç.

Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 163,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        533

Të shëruar në 24 orë      696

Të shtruar në spitale       167

Humbje jete në 24 orë     12

Testime ditore                 3956

Testime totale              1,228,064

Raste pozitive                173,723

Raste të shëruara           163,018

Raste Aktive                     7959

Humbje jete                     2,746

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3443

Durrës             910

Fier                  736

Shkodër          614

Vlorë               472

Elbasan           430

Berat               292

Lezhë              288

Gjirokastër      242

Kukës              208

Korçë              167

Dibër               157    

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Ish-kryetari i Kuvendit Dokle infektohet me COVID-19: Prej 7 ditësh po ‘luftojmë’ me gruan time kundër përbindëshit të kohës sonë

Ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije Dokle ku duke e quajtur virusin një “përbindësh” theksoi se prej 7 ditësh po “luftojnë” me gruan e tij me këtë sëmundje.

Përmes këtij postimi ai njoftoi gjithashtu se ishte duke shkruar romanin e tij të ri, në të cilin ka folur edhe rreth COVID-19.

Me pyetjen “A do ta mundim?!”, ish-deputeti me një frymë pozitive është përgjigjur “?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!”.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën

Një mrekulli Krishtlindjesh! Mendonte se ishte fëmijë i vetëm, 75-vjeçari takohet për herë të parë me vëllezërit dhe motrën