Ulet lehtë numri i të prekurve më COVID! Sot 534 të prekur, 1 viktimë! Infektivi me 81 pacientë të shtruar

Ulet lehtë numri i të prekurve më COVID! Sot 534 të prekur, 1 viktimë! Infektivi me 81 pacientë të shtruar

I shtruar në spitalin COVID në Tiranë

TIRANË- Kjo e diel ka shënuar një ulje të lehtë të rasteve ditore me COVID-19, ndonëse ajo që është vënë re është se në javët e fundit ka pasur një rritje të numrit të personave pozitiv, kjo edhe për shkak të variantit Delta. Sot, si rezultat i 4262 testimeve janë konfirmuar me COVID, 534 qytetarë, teksa fatkeqësisht është regjistruar një humbje jete. Viktima është një 65- vjeçar nga Vlora, e ndërsa Tirana vijon të jetë qyteti me më shumë raste në 24 orët e fundit.

"177 raste në Tiranë, 49 në Shkodër, 39 në Vlorë, 24 në Lezhë, 21 në Sarandë, nga 17 raste në Pogradec, Krujë, nga 15 raste në Elbasan, Fier, 12 në Vau i Dejës, nga 11 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 10 në Durrës, nga 9 raste në Kamëz, Berat, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, nga 7 raste në Gjirokastër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Divjakë, Korçë, Gramsh, nga 5 raste në Dimal, Kukës, nga 4 raste në Has, Shijak, Mallakastër, nga 3 raste në Pukë, Dibër, Memaliaj, nga 2 raste në Kuçovë, Përmet, nga 1 rast në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në vendin tonë janë 5573 pacientë aktivë me COVID-19, teksa rritja e numrit të rasteve të reja, ka sjellë edhe një rritje të të shtruarve në spital. Situata te Infektivi, i vetmi spital COVID në vendin tonë, janë të shtruar 81 pacientë nga 120 shtretër që është kapaciteti maksimal i Infektivit.

Nisur nga rritja e numrit të rasteve, ekspertët vënë theksin në vaksinimin e qytetarëve dhe që të shfrytëzohen ditët që janë të hapura për vaksinimin masiv për mbi 18-vjeç.

Statistika (22 Gusht 2021) 
Raste të reja ditore         534
Të shëruar në 24 orë       89
Të shtruar në spitale       81
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 4262 
Testime totale             996,494
Raste pozitive             139,324
Raste të shëruara         131,273
Raste Aktive                    5573
Humbje jete                     2,478

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë             2138
Shkodër          911
Vlorë               531
Fier                  464
Durrës             328
Elbasan           267
Lezhë              261
Berat               195
Gjirokastër       168
Korçë               135
Kukës              101
Dibër                 74

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër