Ulen rastet, rritet numri i viktimave! 538 të infektuar, 9 të vdekur nga COVID! Humb betejën 29 vjeçari nga Librazhdi pa sëmundje shoqëruese

Ulen rastet, rritet numri i viktimave! 538 të infektuar, 9 të vdekur nga COVID! Humb betejën 29 vjeçari nga Librazhdi pa sëmundje shoqëruese

Pamje nga spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kemi një ulje të rasteve ditore krahasuar me një ditë më parë dhe një rritje të numrit të viktimave nga COVID. Ministria e Shëndetësisë raporton 538 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID në bilancin e sotëm, ndërsa dje ishin 833 persona të infektuar dhe 5 humbje jete nga koronavirusi.

Mes vitimave është edhe 29-vjeçari Olsi Skura nga fshati Pishkash i Librazhdit. Skura ka qenë i shtruar prej disa ditësh në spitalin Shefqet Ndroqi. Report Tv mëson se 29 vjeçari nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", thotë ministria.

Gjithsej janë kryer 1918 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditë, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Mdhe, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar", thotë ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i epidemisë. Një ulje të lehtë kemi edhe te të shtruarut në spitale.

"Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar", thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.

Edhe njëherë ministria bën apel qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", vijon apeli.

COVID-19 – Statistika (25 Janar 2021)

Raste të reja ditore        538

Të shëruar në 24 orë     401

Të shtruar në spitale     282

Humbje jete në 24 orë   9

Testime ditore              1918

Testime totale            336,716

Raste pozitive             72,812

Raste të shëruara        44,291

Raste Aktive                27,197

Humbje jete                 1324

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15968

Fier        2007

Durrës  1481

Shkodër  1359

Elbasan  1147

Vlorë     1057

Lezhë    967

Korçë    916

Berat     852

Gjirokastër 537

Dibër     502

Kukës    404

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
I shtruar prej ditësh te ‘Shefqet Ndroqi’, COVID i merr jetën 29 vjeçarit nga Librazhdi! S’kishte sëmundje shoqëruese

29-vjeçari Olsi Skura nga fshati Pishkash ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e COVID.

Skura ka qenë i shtruar prej disa ditësh në spitalin Shefqet Ndroqi

Report Tv mëson se 29 vjeçari nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë sot raportoi 538 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID. Betejën me COVID e kanë humbur 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jols: 26/01/2021 08:04

    me ca po shofim shefqeti u kthye ne plehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale