44-vjeçari qëllon me armë zjarri në Selenicë pas një sherri, shpallet në kërkim (VIDEO)

VLORË- Një 44-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e kaluar ka qëlluar me armë zjarri në fshatin Brataj të Selenicës. Pas një sherri për motive të dobëta me një person tjetër 44-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk ka mbetur i lënduar. Pas të shëtanve ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sot, rreth orës 21:05, në fshatin Brataj, Selenicë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., dyshohet se shtetasi A. F., rreth 44 vjeç, në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar”, njofton policia.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Finalja kundër Interit, Conceiçao gjen Leaon: Milani kërkon trofeun, na duhet goli

Finalja kundër Interit, Conceiçao gjen Leaon: Milani kërkon trofeun, na duhet goli