Policia ka dhënë sot detajet e reja të operacionit që ditën e djeshme, të martën, solli sekuestrimin në doganë e Durrësit të 545 telefonave celularë dhe të një shumë të konsiderueshëm parash.
Konkretisht përpos telefonave të vit prodhimeve të fundit janë sekuestruar edhe 30000 paund e 78730 euro. Po ashtu, në autobusin me shofer 41-vjeçarin Ilir Ferrunaj tashmë të arrestuar, gjatë kontrollit të bërë në vijën e dytë, u gjetën edhe 2 kondicionerë, goma kamioni dhe automjeti, si dhe pako me veshje të ndryshme.
Ilir Ferrunaj tashmë do të përballet në gjykatë me veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", "Kontrabanda me mallra të tjerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
I oli rrisku Gjygjtareve dhe prokurorit. Euro e sekuestruara ndahen mes txre dhe viktimes. Ai sjell ca vertetime nga banka dhe eurot pastrohen. Turp, turp, turp!
PërgjigjuPo ishe mire kur vije na vlora o derbardh ctu desh dursi
PërgjigjuLereni popullin rehat,të investojë në Atdhe
PërgjigjuPra sipas teje, ata plehra provincial qe na kane nxjerre bojen neper Europe, te investojne parate e pista ne biznese dhe pastaj t'i bejne karshi njerezve te ndershem me injorancen dhe tangerllikun e tyre. Jo ore mik jo, mesazhi eshte i qarte, krimi nuk paguan!