Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura shënon 55 vjetorin e krijimit, duke regjistruar 516 fonde arkivore dhe një trashëgimi dokumentare prej 35 milionë fletësh.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e pranishme në ceremoninë e organizuar në mjediset e Muzeut Kombëtar, e cilësoi arkivin kujdestar të kujtesës dhe vlerave historike të Forcave të Armatosura.
“Arkivat janë qendra të vërteta kërkimore të së vërtetës, janë gjithashtu edhe rojtarët më të rëndësishëm të kujtesës historike kolektive. Duke braktisur qasjen klasike, e cila i sheh arkivat thjesht si struktura burokratike, ne duhet që t'i konfigurojmë ato si pikënisjen më të mirë për krijimin e një projekti që synon të bazohet në identitetin e mishëruar në projektet, sukseset dhe qëndrueshmërinë në kohë të Forcave të Armatosura”, tha ministrja.
Sipas Ministres së Mbrojtjes, arkivat nuk duhet të shihen me si struktura burokratike, por të shërbejnë si një burim në aspektin e njohurive dhe krijimtarisë së Forcave të Armatosura.
“Forcat tona të Armatosura kanë rritur në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë kohë tjetër performancën e tyre në operacionet brenda vendit me angazhime të panumërta në përballimin e emergjencave civile dhe në shumë e shumë aktivitete të tjera. Jemi të pranishëm në shumë vende po ashtu të globit si pjesë e Aleancës, por edhe të Bashkimit Evropian tashmë edhe të Kombeve të Bashkuara dhe gjeografia e pjesëmarrjes sonë vjen vazhdimisht duke u zgjeruar. Dhe sot, ne kemi përgjegjësinë e madhe të ndërtojmë të ardhmen e FA, e tashmja jonë është e ardhmja e fëmijëve tanë. Ndaj le të bëjnë që ata të ndihen krenarë për punën tonë”, përfundoi Ministrja fjalën e saj.
Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura u nderua nga Ministrja e Mbrojtjes me medaljen e mirënjohjes, ndërkohë që u vlerësuan me medalje edhe dy punonjëset më të vjetra.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor, 14:22
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:34
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)
10 Dhjetor, 11:24
-
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
6 Dhjetor, 09:37
-
Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore
5 Dhjetor, 20:53
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor, 09:49
-
112-vjetori i Forcave të Armatosura/ Ministri i Mbrojtjes: Po përballemi me kërcënime të reja! Rajoni po ndjen presione nga faktorë keqdashës
4 Dhjetor, 16:10
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor, 17:07
-
Hapen aplikimet për Forcat e Armatosura, ja cilat janë kërkesat e nevojshme që duhen përmbushur nga çdo rekrutues
2 Dhjetor, 15:24
-
Nisja e kontingjentit EOD drejt Letonisë, Vengu: Jeni mburoja dhe forca e të gjithëve
26 Nëntor, 16:05