56.8 milionë dollarë shtesë për aksin ‘Qukës-Qafë Plloce’! Debate te ‘Veprimtaria Prodhuese’, qeveria: Shtesa për shkaqe teknike! Gështenja: Projekti s’mbyllet deri në 2024

Përtej debateve, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese votoi në unanimitet finalizimin e marrëveshjes me Bankën Islamike për financimin e 56.8 milionë dollarëve shtesë për përfundimin e segmentit rrugor “Qukës-Qafë Plloçë”, deri në kilometrin 33.8.

Segmenti rrugor i gjatë 43.8 kilometra ka mbetur pa përfunduar prej 13 vitesh për shak të problemeve teknike, për të cilat u debatua edhe në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

"Në vitin 2011 hartimi i projektit, në 2012 u miratua nga ARRSH. Tenderimi në gjysmën e parë 2013, kontrata u firmos në 2015. Më pas zbatimi. Problematikat e hasura: Mos përputhje topografike, probleme gjeologjike, madje kemi urë që rrinte në ajër", tha Eriola Muka, drejtore e politikave të Zhvillimit.

"Më kujtohet rruga e Elbasanit, që mbaroi për dy vite, e pastaj u deshën 6-7 vite për të bërë një shtesë kontrate 54 mln euro për një rrëshkitje. Edhe Kardhiq-Delvin, i ka kushtuar buxhetit 60%-70% më shumë se sa fondi fillestar. O duhet të shkojnë në burg ato që bëjnë projektet dhe janë të paaftë, ose është punë korrupsioni! Nëse ne bëjmë projektin fillestar 150 mln dollar, që do të thotë banka islamike 125 mln euro dhe Fondi saudit 25 mln euro. Sot shkon kosto e saj 258.5 mln euro. A është e justifikueshme 72% rritje kosto?" - tha Xhelal Mziu.

"Pse nuk i keni çuar në prokurori këto mangësi? Është gabimi juaj? Sa është dëmi në ekonomi nga këto projekte dhe ndërhyrje që janë bërë?" - tha Luan Baçi.

Debati vijoi edhe më tej, pasi deputetët e opozitës theksuan se projekti pavarësisht lëvrimit të këtij fondi nuk do të mbyllet i tëri në vitin 2024.

"Me këtë financim nuk përfundon e gjithë rruga, prapë qeveria do të shtoj një tjetër fond për lotin 3" - tha Lefter Gështenja.

"Loti 3, është pothuajse në të njëjtin kusht kohor si dy lotet e para, presim ratifikimin e marrëveshjes me fondin arabik… Deri më tani ka përfunduar 49-50% e projektit te lotit III…" - tha Eriola Muka.

Aksi rrugor Qukës Qafë Plloce, ka gjatësi 43.8 km, dhe përshkohet me shpejtësi deri në 95 km/h. Ka një gjerësi korësie 3.75 metra, me dy sense lëvizje dhe me dy korsi. Nga marrëveshja e parë është aplikuar 100 % e fondit financiar dhe 99.4% në aspektin fizik me projektin ekzistues, ndërsa në projektin e përmirësuar ka përfunduar 70% e punimeve.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • juri: 07/11/2022 16:49

    hajde vjedhje hajde,,,ka nisur qysh ne 2013,,,58 milione euro, ,shtese,,si me qene 58 mije leke...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë