57 kandidatët e PD të inkriminuar
Paloka:PS presion,lista jonë e pastë

57 kandidatët e PD të inkriminuar<br />Paloka:PS presion,lista jonë e pastë
TIRANË - Partia socialiste përjashton nga inkriminimi vetëm 4 kandidatë të Partisë Demokratike, pretendim ky që konsiderohet nga numri dy i PD, Edi Paloka një tentativë qartë për t’i bërë presion opozitës, Prokurorisë dhe qytetarëve për zgjedhjet e 21 qershorit. Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike thotë se kërkesa e PS drejtuar prokurorisë për verifikimi e 57 kandidatëve, është abuzim i hapur me pushtetin.

Rruga e gjetur nga Partia Socialiste është abuzive, kërkon që nëpërmjet forcës së pushtetit të bëjë presion qoftë edhe mbi Prokurorinë për kandidatët e Partisë Demokratike. Por edhe mbi qytetarët. Është një formë për t’i treguar kujtdo që nëse ju na dilni ne mund të bëjmë gjithçka që kemi në pushtet.”- tha Paloka.
 
Zgjidhja nuk vjen përmes Prokurorisë, dekriminalizmi realizohet përmes ligjit që siguronte këtë proces, por sipas Edi Palokës kjo nuk i leverdis qeverisë pasi në listë ka kandidatë që janë vërtetuar përmes dokumenteve se janë të inkriminuar. Në zgjedhjet e 21 qershorit partitë politike shkojnë me persona të inkrimunar, por kandidatë të tillë nuk ndodhen ne listën e PD nënvizon Paloka.
 
Përderisa nuk u pranua pr/ligji kishte një qëllim pse nuk u pranua. Nuk besoj se taulant Ballës apo Edi Ramës nuk i pëlqeu boja me të cilin ishte shkruar projektligji. Kandidatët e PS nga ai ligj do të digjeshin direkt dhe kjo nuk u interesonte. Ju garantojë se kandidatët e PD nuk ka asnjë me probleme apo me rekorde kriminale.”- tha Paloka.
 
Një ditë më parë nënkryetari i grupit të PD Taulant Balla paraqiti në Kuvend listën me emrat e prej 57 kandidatëve të PD për të cilët i kërkohet Prokurorisë të hetojë, pasi konsiderohen si persona të inkriminuar. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin