ITALI- 51 viktima dhe 2.275 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali. Ndërsa numri i shtrimeve në spital po bie. Sot kanë lënë spitalin 236 qytetarë, ndërsa vijojnë të jenë të shtruar 4.963 pacientë, nga 5.193 një ditë më parë.
Që kur filloi pandemia në shkurt, Italia ka regjistruar 126,523 vdekje nga COVID-19, numri i 2-të më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i 8-ti më i larti në botë.
Komento