TIRANË- Kjo e martë ka shënuar një tjetër rekord sa i përket numrit të viktimave nga COVID në 24 orët e fundit. Sot janë shënuar 15 humbje jete, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv me këtë virusi 594 persona, 211 prej të cilëve në Tiranë. Kryeqyteti mban edhe numrin më të lartë të viktimave të shënuara.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesëmbëdhjetë qytetarë: 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64-88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 71 dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 59 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 74 vjeç dhe 1 qytetare 80 vjeç nga Vlora”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Fatmirësisht ka pasur një përmirësim të lehtë të situatës në 2 spitalet COVID në vendin tonë, ku janë të shtruar 177 pacientë, nga 189 që ishin dje. 25 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht janë 10436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja
211 qytetarë në Tiranë, 44 qytetarë Shkodër, 33 në Vlorë, 29 në Sarandë, 27 në Elbasan, 26 në Durrës, 25 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Kukës, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, 11 në Lezhë, 10 në Vorë, Gramsh, 7 në Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Dimal, 6 në Devoll, 5 në Memaliaj, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Divjakë, Himarë, Pogradec, Skarapar, 3 në Has, Mirditë, Dibër, Korçë, 2 në Konispol, Këlcyrë, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, 1 në Tropojë, Patos, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Cërrik.
Statistika (28 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 594
Të shëruar në 24 orë 984
Të shtruar në spitale 177
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2183
Testime totale 1,193,944
Raste pozitive 168,782
Raste të shëruara 155,678
Raste Aktive 10436
Humbje jete 2,668
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,721
Fier 975
Durrës 996
Shkodër 911
Vlorë 584
Elbasan 535
Lezhë 408
Berat 398
Korçë 266
Kukës 248
Gjirokastër 204
Dibër 190