COVID shënon tjetër rekord në Shqipëri/ 597 raste të reja dhe 11 viktima! Virusi i merr jetën nënkolonelit shqiptar dhe drejtorit të Institutit të Ndërtimit

COVID shënon tjetër rekord në Shqipëri/ 597 raste të reja dhe 11 viktima! Virusi i merr jetën nënkolonelit shqiptar dhe drejtorit të Institutit të Ndërtimit

Ndrec Përkeqi, Agron Hysenlliu dhe Ylli Xhaferri

TIRANË- Shifra rekord janë regjistruar këtë të diel të rasteve të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri. Kështu, mësohet se si rezultat i 2,501 testimeve kanë rezultuar pozitiv me virus 597 persona, 171 prej të cilave vetëm në Tiranë.

"Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër,  nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë,  nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër", njofton ministria e Shëndetësisë.

I lartë është edhe numri i personave që kanë humbur jetën nga ky virus. Më konkretisht ditën e sotme 11 qytetarë e ka humbur betejën me COVID-in.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:  një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana,  një 56 vjeçare nga Dibra,  një 65 vjeçar nga Lushnja,  një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani", thuhet në njoftimin zyrtar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

COVID-19 – Statistika (15 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 597
Të shëruar ne 24 orë 122
Të shtruar në spitale 393
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2,501

Testime totale 155,650
Raste pozitive 27,830
Raste të shëruara 12,889
Raste Aktive 14,318
Humbje jete 623

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 6891
Durrës 1218
Fier 1076
Korçë 892
Shkodër 852
Elbasan 771
Vlorë 641
Lezhë  638
Berat 438
Gjirokastër 416
Kukës 339
Dibër 146

Përditësimi i situatës COVID në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:42
Rëndohet bilanci/ COVID i merr jetën një tjetër mësuesi në Shqipëri

Rëndohet bilanci i mësuesve të vdekur nga COVID-19. Ditën e sotme ka ndërruar jetë mësuesi Ylli Xhaferri. Lajmin e ka bërë me dije shkolla, " Haxhi Qehaj". Ai kishte dy vite që kishte dalë në pension, teksa mësohet se kishte probleme me zemrën.

"Ylli Xhaferri ishte për ne kolegu, intelektuali, drejtuesi, poeti, prozatori, qytetari dhe miku që me altruizmin e tij ishte i kudogjendur!
Ai ishte njeriu që karakterizohej nga pasioni për letërsinë, artin, arkitekturën dhe historikun e qytetit tonë!
Një njeri me humor dhe pozitivitet, i gatshëm të ndihmonte çdo mësues të ri që të ndihej plot vetëbesim dhe pjesë e rëndësishme e institucionit.
Largimi i tij i parakohshëm ishte një humbje për miqtë dhe të njohurit!
Të qoftë dheu i lehtë poet! Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të tij", thuhet në njoftimin që ka bërë shkolla.

Fatkeqësisht deri më tani kanë humbur jetën nga COVID-i 9 mësues. 

Ora 15:13
COVID-19 prek Repartin e Karantinës në Berat, infektohet infermierja

Një infermiere, e cila u shërbente pacientëve të shtruar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit është infektuar me COVID-19.

Burime për Report Tv konfirmojnë se në këtë repart janë gjithsej 19 shtretër.

Mësohet se stafi i Repartit të Karantinës, prej disa muajsh, ka qëndruar në shërbim të pacientëve me COVID-19, duke mos shkuar në banesat e tyre.

Ora 11:34
COVID i merr jetën nënkolonelit shqiptar, komandant i batalionit të tankeve në luftën e Kosovës

Një tjetër personalitet i rëndësishëm në Shqipëri ka humbur jetën pasi është infektuar me COVID.  

Nënkoloneli i Forcave të Armatosura, Ndrec Përkeqi, ka ndërruar jetë pasi nuk arriti ta fitonte betejën me koronavirusin.

Nënkoloneli Përkeqi, prej tre javësh ishte i shtruar në spitalin Covid2 dhe pasi gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm, ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Përkeqi ka pasur një rol dhe kontribut shumë të madh në luftën e Kosovës, pasi në atë periudhë ka qenë komandat i batalionit të tankeve.

Batalioni i tankeve të përqendruara në Kukës ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në operacionet humanitare dhe ushtarake në vitet 1998-1999.

Ora 09:49
I infektuar me COVID, ndërron jetë drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu

TIRANË - Ndërron jetë nga koronavirusi në moshën 62-vjeçare drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu.

Prej më shumë se një jave ai ishte i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi" ku fatkqësisht nuk arriti të fitojë betejën me COVID-in.

Hysenlliu ishte inxhinieri i cili u mor me inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për familjarët. Ai shkruan se Hysenlliu nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.

"Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë" - shkruan Veliaj.

Profesor Hsyenlliu u diplomua në Universitetin Politeknik të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, si Inxhinier Ndërtimi.

Ai u specializua për Strukturat e holla dhe Sizmicitet si dhe zotëron Licencë për Projektim, Ndërtime Civile dhe Ekonomike, Punime Speciale Ndërtimi, Ndërtime Rrugore, Ndërtim Ura dhe Vepra Arti, Vepra të Veҫanta e  Punime Speciale.

Me një eksperiencë prej 35 vitesh në fushën e projektimit,  zbatimit , kolaudim supervizimit në fushën e ndërtimit ai i kushtoi jetën e tij inxhinierisë.

Ai ishte projektues i 40 veprave ndërtimore në Shqipëri, 4 në Kosovë e 4 në Maqedoni.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 15/11/2020 20:00

    Te qofte dheu i lehte Profesor Ylli XHaferri

    Përgjigju
  • vjosa: 15/11/2020 17:54

    VAFTE NE ESFEL TE GOMEREVE,,NE xhehenem...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen