Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 1992. Gjashtë diplomatë shqiptarë janë arrestuar e më pas janë liruar pas ndërhyrjes së Ambasadorit të kohës në SHBA, Roland Bime. Sipas historisë që sjell media amerikane, 6 diplomatët kanë dalë me makinë në rrugët e njohura për ushtrim prostitucioni në Boston dhe i kanë kërkuar seks për 10 dollarë një prostitute.
Por gruaja ka qenë police e maskuar dhe ka kryer menjëherë arrestimin e tyre. Qejflinjtë me “mision diplomatik” kanë protestuar menjëherë duke thënë që kanë imunitet. Ata janë shoqëruar në komisariat dhe ambasadorit Bime i është dashur të udhëtojë nga Uashingtoni në Boston për të vërtetuar statusin e tyre diplomatik. Pas verifikimeve ata janë liruar.
Artikulli nuk jep emrat e tyre për shkak të imunitetit, madje edhe mosha e tyre, e cituar në artikull është dhënë gabim, këtë e konfirmon gazetari i njohur shqiptaro-amerikan Peter Lukas, asokohe nga penat e njohura të medias në Boston.Të paktën dy prej tyre kanë patur moshë shumë më të re. Ngjarja e hershme mbase do prezantohej thjesht si kuriozitet arkivash, po të mos ishte për faktin që dy nga të arrestuarit e Bostonit kanë sot poste të larta në diplomacinë aktuale.
Sipas një burimi të gazetës DITA, një prej tyre përfaqëson sot Shqipërinë në një organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, tjetri është prej disa vitesh ambasador i Shqipërisë në një prej vendeve fqinj.
“Sidoqoftë ish-ambasadori Bime êshtë i vetmi që mund të konfirmoj identitetin e tyre” – tha burimi./ DITA
Artikulli në një nga mediat e Bostonit
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.5%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Donald Trump ndryshon modelin e flokëve
18 Dhjetor, 12:37
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Non grata nga SHBA/ Maqedonia e Veriut kërkon arrestimin e Artan Grubit, shpallet në kërkim ndërkombëtar
18 Dhjetor, 11:12
-
Veto Surroi: Dhjetori i demokracisë dhe një shenjë normaliteti
18 Dhjetor, 09:52
-
Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër! (VIDEO)
18 Dhjetor, 09:46
-
VIDEOLAJM/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të re
18 Dhjetor, 09:32
-
New Yorku qyteti më i pasur në botë, arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit
18 Dhjetor, 08:28
-
‘Ajo do djalin’, Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Kam frikë mos do të na ikë, i biri s’do ta takojë
17 Dhjetor, 20:51
-
Koha kur Parashqevia nisej në Korçë për koncert, por përfundonte maleve në zbor
17 Dhjetor, 20:44
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Shkup, Gjykata i cakton masën e paraburgimit ish-zv/kryeministrit Artan Grubi
17 Dhjetor, 17:39
-
Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës
17 Dhjetor, 17:28
Po ne 92 ishim te padale, vetem Electric Blu kishin pare njerezit, nuk u vihet faj.
PërgjigjuPo keta injoranta diplomate shkatrrun shqipnin mas 1992
PërgjigjuAj hev pashaport diplomatike mem ju no rajt tu tek mi in prizon aj cum from allbenia.
PërgjigjuNjeri nga ato ishte Ferit Hoxha, tani Ambasador i jone ne OKB ne New York.
PërgjigjuAjo ngjarje ka ndodh kur minister i jashtem ishte Sereqi njeri ishte zevendes minister,por te gjithe njifen se kush jan dhe ku jane me funzione sot por si gjithmone jane ato te shkrete miljona qe mbulojne cdo gje dhe nuk flitet me ........
PërgjigjuJu kujtohet Jovan Bregu, kur thoshte qe s'kishte bere ndonje here leter anonime dhe tha t'a provonte nje here? Keshtu dhe keta <<zogjte pushatake>> te po sa dale nga veza e demokracise,inkubuar ne inkubatorin e komunizmit.Ishte 92', Xhaxhi ua kishte ndaluar me pare /kenaqesite e mishit me pagese/ dhe keshtu thane t'a provonin dhe keta njehere.Qesharake ne tere kete aventure shqiptareske eshte 10 $ qe ofruan si pagese.
PërgjigjuShum normale....yyp xhixhi
PërgjigjuKan dash cik te botes ereeee
PërgjigjuPo vrym demokratike amerikane po kerkonin sran ne pazar dhe nga inati pse pagun pak pilicia i arrestoi
PërgjigjuAi Berisha e ka fajin.
Përgjigju