6 gra dhe 6 burra, Peleshi entuziast me kandidatët e listës së Korçës: Ne besojmë te përfaqësimi i barabartë gjinor

6 gra dhe 6 burra, Peleshi entuziast me kandidatët e listës së Korçës: Ne besojmë te përfaqësimi i barabartë gjinor

Niko Peleshi

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur entuziast me skuadrën e kandidatëve për deputet, që sipas tij do të çojë përpara punën transformuese në këtë qark, në mandatin e dytë.

Peleshi shkruan se beson të përfaqësimi i barabartë gjinor ndaj dhe në listat e kandidatëve për qarkun e Korçës janë 6 gra dhe 6 burra.

Ai në postimin e tij i ka kushtuar vëmendje secilit prej kandidatëve duke bërë një prezantim të shkurtër.

Postimi i plotë i Niko Peleshit: 

1. Eni Zake 

2. Blerina Gjylameti

3. Ilir Pendavinji 

4. Ilir Topi

5. Olta Xhaçka 

6. Niko Peleshi

7. Edlira Bode

8. Bledi Como

9. Besa Spaho

10. Dhora Dajko Shkembi

11. Arian Jaupllari

12. Vasil Sterjovski

Si drejtues politik i Qarkut të Korçës jam entuziast të prezantoj skuadrën që do të çojë përpara punën transformuese të Qarkut Korçë në mandatin e ri.

Ne besojmë te përfaqësimi i barabartë gjinor ndaj kemi 6 gra dhe 6 burra ne listën tonë.

Ne besojmë te energjia e prurjeve të reja ndaj e fillojmë listën me Enin. Eni është Administratore e Universitetit Fan Noli, institucionit të vyer të dijes në qarkun tonë. Puna e saj si këshilltare në Këshillin Bashkiak e ka pajisur Enin me aftësinë e njohjes dhe zgjidhjes se problemeve në komunitet.

Ilir Topi përfaqëson zonën e Devollit si një djalë i Devollit që ka ngjitur rrugën e karrierës me aftësitë dhe punën e palodhur. Sot është drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ku njihet si model i punës se ndershme dhe të përkushtuar për të kryer me përgjegjësi detyrat shtetërore. Me përzgjedhjen e Ilir Topit duam të japim mesazhin e rrugës së hapur për të gjithë djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë që kanë zgjedhur punën para fjalëve, përkushtimin para gjumit, ligjin para shkeljes së ligjit. Iliri do te punojë përkrah Edlirës, një bashkëpunëtore për të cilin ruaj respekt dhe admirim për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë në shërbim të njerëzve.

Bledi do të punojë në Pogradec për ti dhënë kësaj fushate eksperiencën e tij profesionale si jurist e së fundi si nënkryetar i Bashkisë së Pogradecit por edhe eksperiencën politike si drejtues i PS të Pogradecit për disa vite.

Bea Spaho eshte modeli administratores që të bën të besosh se gjithmonë ka zgjidhje për problemet e qytetarëve kur puna bëhet me pasion dhe ndershmëri. Performanca e shkëlqyer si drejtore e Agjencisë se Kadastrës në Korçë e ka sjellë Besë në listën përfaqësuese të PS për zgjedhjet e 25 Prillit.

Dhora sjell energjinë e të rinjve me ambicie. Dhora ka drejtuar të rinjtë e organizatës sonë në Maliq për disa vite dhe sot i përfaqëson ata në listën tonë ku vjen përmes platformës së re “Deputeti që duam”.

Arjani vjen në listë si vlerësim për njerëzit që i dedikojnë një pjesë të madhe të jetës, halleve dhe problemeve të komunitetit.

Vasil Sterjofski, deputeti aktual i parlamentit shqiptar, vjen ne listë si vlerësim për minoritetin. Në Pustec do të fillojmë investimet e shumëpritura me mbështetjen e qeverise dhe Bankës gjermane KfW.

Me Oltën, Ilirianin dhe Blerinën do të japim më të mirën e eksperiencës sonë të fituar nga puna në parlament dhe qeverisje, për të sjellë më shumë punë, më shumë investime, më shumë projekte dhe zhvillim për qarkun e Korçës në mandatin e ri.

Jemi një skuadër harmonike, me lidhje të forta me Korçën tonë, me dashuri për çdo cep të Korçës, Pogradecit, Devollit, Kolonjës, Maliqit e Pustecit, me ambicien për ta çuar Korçën çdo ditë një hap përpara.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion